Bilance të një përvjetori - Shqiptari i Italisë

Histori
Në 100 vjet sovraniteti kombëtar ka mundur të mbijetojë, por deri në fillim të mijëvjeçarit tonë jemi rraskapitur prej diktaturash seriale e anarkise politike. Shqipëria i është bashkangjitur procesit të integrimit evropian me hapa kërmilli, fakt që duhet të na bëjë të reflektojmë thellë.

Nga Gjergji Kajana

Shteti shqiptar mbush 100 vjet. Ai lindte fiks një shekull më parë, kur atdhetarët e Rilindjes kapën çastin e volitshëm historik për të na shkëputur politikisht nga Perandoria Osmane në agoni. Kontakte të vyera diplomatike me Vjenën e Romën i kishin lënë të kuptonte këtij grupi patriotësh të udhëhequr nga Ismail Qemali se Italia e Austria do ta përkrahnin shfaqjen e shtetit më të ri evropian. Faktikisht në 1913-n Fuqitë e pranonin njësinë e re si pjesë të sistemit ndërkombëtar të shteteve, por copëtonin trojet shqiptare me fituesit e luftërave ballkanike. Çështja jonë kombëtare shoqëron ende historinë bashkëkohore ballkanike, siç tregoi kriza kosovare e '98-'99-s e ajo maqedonase e 2001-shit dhe fenomene episodike të ringjalljes së nacionalizmit tonë etnik kudo ku jetojnë shqiptarë.

Në vitet e para të jetës së tij, suksesi kryesor i shtetit shqiptar ka qenë thjesht mbijetesa. Problemet për t'u zgjidhur ishin (si sot) gjigande. Shkruan gazetari italian Beppe Lopez në një libër interesant të 2009-s mbi Shqipërinë e princ Vidit ("Il principe nel groviglio", Agra Editrice): "Duket sikur nuk ekzistojnë klasa sociale në këtë vend, nëse përjashtohen bejlerët e pashallarët nga njëra anë e të varfërit nga ana tjetër. Nuk shihet as edhe gjurma e nje borgjezie administrative e tregtare ne gjendje te shprehe nje grup drejtues". Ne 1920-n ky vend pranohet ne Lidhjen e Kombeve. Vijojne 4 vjet eksperimentimi te pluralizmit,derisa ne 1925-n beu i Matit Ahmet Zogu vendos pushtetin absolut duke u zgjedhur president i republikes e pak me pas (1928) mbret. Tentativa te financuara me fonde italiane nuk e largojne Shqiperine nga prapambetja mesjetare ne te cilen e gjejne Lufta e Dytë Botërore e fillimet e regjimit komunist (1944), qe na kthen ne nje prej vendeve me te izoluara te planetit. Renia e regjimit (1990-1991) jep sinjalin e nisjes se nje tranzicioni te sterzgjatur, gjate te cilit politikisht figurojme si nje demokraci e brishte pluraliste (por anarkike) e ekonomikisht kthehemi ne nje terren pjellor eksperimentimi formash ekstreme te kapitalizmit. Nderkohe, dhjetera mijera shqiptare kane braktisur atdheun e mijera te rinj studiojne e punojne jashte ketij vendi te cilit i nevojitet urgjentisht rikthimi i trurit te kualifikuar.

Në 100 vjet sovraniteti kombëtar ka mundur të mbijetojë, por deri në fillim të mijëvjeçarit tonë jemi rraskapitur prej diktaturash seriale e anarkise politike. Shqipëria i është bashkangjitur procesit të integrimit evropian me hapa kërmilli, fakt që duhet të na bëjë të reflektojmë thellë. Në shoqërinë tone mbeshtetja për BE-në mbetet shumë e larte, por, siç pohon studiuesi Eno Trimçev (2007), "institucionet e shtetit janë gjerësisht bipartizane, funksionuese përmes militantizmit partiak e marrëdhënieve familjare". Sipas perfundimeve te tij, keto organizma jane thjesht "te paafta te funksionojne ne menyre autonome".

Si në 1912-n, jemi përsëri në shkallët e fundit të mirëqenies evropiane. Parimi kryesor shtytes i kapitalizmit tone anarkik post-'90 ka qene "make money" ("berja e lekeve") në çdo mënyrë, formule qe ka mundesuar lulezimin e ekonomise informale e formash kriminalizimi te paster te shoqerise. Para nje viti (23.07.2011) gazetari i "Huffington Post" Fron Nahzi bente kete bilanc te tranzicionit tone: "Zgjedhjet jane rralle te lira e te ndershme, ambasadoret e huaj thirren shpesh te ndermjetesojne mes paleve politike rivale dhe ligjet e hartuara prej eksperteve perendimore jane gjeresisht te perdorura prej pales ne pushtet per te mbajtur kontrollin mbi kundershtaret politike. Shoqeria civile i dergon kerkesa bashkesise nderkombetare per te presuar zyrtaret shteterore te jene llogaridhenes". Nje bilanc gati-gati prej vendi post-kolonial.

Si gjithmone per gjithçka, partite politike mbeten te ndara ne festimet e 100-vjetorit. Ne kete mjedis polarizues ky jubile kombetar kthehet gati ne nje formalitet. Veshtire se atdhetaret idealiste te 1912-s enderronin keto bilance te nje shteti kaq te dobet. Si shqiptare kemi per detyre te luftojme qe besimi i tyre per nje sistem te drejte kombetar te behet i mundur e te bashkohemi pa dasi per ta realizuar.

Gjergji Kajana
Universiteti ‘La Sapienza’, Romë