Elbasani vlerëson me titullin "Nderi i Qarkut" katër figura të komunitetit çam - Shqiptari i Italisë

Histori
Elbasani nderon katër figura të shquara të komunitetit çam, Salih Cekën, Haxhi Sejkon, Nuri Emin Zanen dhe Tahir Avni Demin, për patriotizmin dhe kontributin e vyer që kanë dhënë në fushën e arsimit dhe kulturës

Tiranë, 10 maj 2013 - Në një ceremoni të organizuar më 10 maj nën kujdesin e kryetarit të Këshillit të Qarkut Elbasan, Eugen Isaj, u vlerësuan me titullin "Nderi i Qarkut" Salih Ceka, Haxhi Sejko, Nuri Emin Zane dhe Tahir Avni Demi.

Titulli iu dha Salih Cekës, publicist, demokrat, veprimtar i Arsimit Kombëtar, Mësues i Popullit, Dëshmor i Atdheut, si dhe Qytetar Nderi i Elbasanit. Salih Ceka lindi në Filat të Çamërisë 1892 dhe në korrik të vitit 1913 vihet në dispozicion të Qeverisë Kombëtare të Vlorës. Më pas ai emërohet mësues në shkollën Normale, detyrë që pasohet nga ajo e sekretarit në kryesinë e kabinetit që doli nga Kongresi i Lushnjes më 1920-n. Në vitin 1921 ai drejton  shkollën Normale dhe gazetën "Ku Vemi". Salih Ceka luftoi që arsimi të ishte i detyrueshëm, të drejtohej nga shteti, të ishte falas dhe i barabartë për djemtë e vajzat, si dhe të ishte laik.

Një tjetër figurë e komunitetit çam, të cilit iu akordua titulli "Nderi i Qarkut", është Haxhi Sejko. I lindur në Filat të Çamërisë më 1909-n, ai ishte mësuesi i parë i gjuhës shqipe në këtë krahinë, një nga 20 mësuesit e Normales dhe pjesëmarrës i Luftës Antifashiste. Në vitin 1962 bëhet pjesëmarrës i trupës profesioniste të teatrit 'Elbasan'. Ai luajti role të ndryshme përkrah aktorëve të njohur si Demir Hyskja, Robert Ndrenika, Astrit Çerma. Në kinematografi ka interpretuar në filmin "Kapedani".

Me "Nderi i Qarkut" u vlerësua edhe Nuri Emin Zane, i lindur në Filat të Çamërisë më 1913. Në vitin ai 1943 kallëzohet nga autoritetet greke në komandën gjermane, të cilët e arrestojnë në Janinë për ta burgosur më pas në Selanik, që andej në Dakao e më pas në Mynih të Gjermanisë. Me përfundimin e Luftës së II-të Botërore Nuri Zane kthehet në Greqi, por nuk mundi të shkonte në shtëpinë e tij pasi mësoi për genocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, dhe vjen në Shqipëri, ku edhe jeton deri në fund të jetës së tij.

Tahir Avdi Demi, i nderuar me titullin "Nderi i Qarkut", lindi në Çamëri 1919-n, ndërsa punoi si kryetar i Komitetit Ekzekutiv në Elbasan në vitet 1945-1960, deri sa u arrestua në vitin 1961 dhe u ekzekutua. Tahir Ademi ishte njëkohësisht edhe një atdhetar i mirë i çështjes kombëtare shqiptare, duke menduar edhe për zgjidhjen e një problemi, siç ishte ai çam, pas shpërnguljes me dhunë të popullatës çame nga Çamëria.

Në fjalën e tij kreu i qarkut, Eugen Isaj vlerësoi figurat e këtij komuniteti duke vlerësuar kontributin e vyer që ata kanë dhënë në fushën e arsimit, artit e kulturës në qytetin e Elbasanit. Gjithashtu, deputeti Ardjan Turku, njëkohësisht nënkryetar i parlamentit u ndal tek genocidi çam duke e cilësuar atë "një nga më të tmerrshmit". Edhe prefekti i qarkut Shefqet Deliallisi dhe rektori i Universitetit "Aleksandër Xhuvani" Liman Varoshi u ndalën tek bashkëjetesa mes këtij komuniteti, si edhe qytetarëve elbasanas, të cilët me bujarinë e tyre pritën këtë komunitet dhe sot e kësaj dite bashkëjetojnë me njëri tjetrin.

Në këtë ceremoni, ku ishin të pranishëm dhe deputetë të PD-së, përfaqësues të pushtetit lokal, si edhe kandidati për deputet i PDIU-së për qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, përshëndetën dhe zëvendës Ministri i Arsimit dhe kryetar i Shoqatës "Çamëria" Ardjan Tana, si edhe përfaqësuesi i PDIU-së, Tahir Muhedini. Në fund kreu i qarkut i dorëzoi çertifikata nderi të afërmve të katër figurave të komunitetit çam. (Sipas ATSh-së)

" width="540">

embed video plugin powered by Union Development