Kontributi i arbëreshëve në lëvizjen kombëtare për Unitetin e Italisë - Shqiptari i Italisë

Histori
Nga Denisa Tare, lektore pranë "Aleksandër Moisiu", Durrës

 

Në kohën e Garibaldit, figurë e shquar e Italisë i cilësuar si hero kombëtar i saj, lidhjet mes shqiptarëve dhe italianëve që ndahen nga një det u forcuan shumë. Ajo që bashkonte dy popujt qe përqafimi i çështjeve të lirisë dhe pavarësisë së popujve Ballkanik kundër turqisë. Ky fakt mbështetet fort dhe nga i madhi Garibaldi i cili luftonte për lirinë e popujve jo vetëm për lirinë dhe pavarësinë e Italisë. “Për Garibaldin çdo njeri që vuante ishte vëlla, çdo komb i shtypur ishte atdhe”. Forcimi i lidhjes shqiptaro – italiane erdhi për faktin se jo vetëm se i bashkonin ideale të përbashkëta si liri – pavarësi por edhe se tashmë një figurë si Garibaldi po ndikonte në afrimin e popujve që lagen nga i njëjti det. Garibaldi udhëhoqi revolucionin e viteve 1848-1849 periudhë e cila quhet prej historianëve italianë si “Lufta e parë për pavarësi”. Bashkë me të u bashkuan jo vetëm revolucionarë italian por dhe shqiptarë të cilët luftuan bashkarisht në mbrojtje të çështjes së lirisë. Lëvizje revolucinare pati në të gjithë Italinë por me gjithë përpjekjet nuk arritën të eleminonin plotsisht kalsat sunduese reaksionare. Forcat reaksionare sollën në fuqi të ashtëquajturit “liberalë” me Kavurin në krye i cili kishte caktuar si qëllim vetes të arriinte bashkimin e Italisë nën spektrin e Mbretrisë së Piemontit. Sapo gjëndja u kthye në favor të reaksionit Garibaldi u shpall nga Mbretëria e Piemontit si “element turbullues” dhe i vuri prangat e më pas e dëboi jashtë vendit. Ai jetoi për një kohë të gjatë si emigrant në ShBA, Kinë, Peru etj dhe u rikthye në vend më 1854 ku bleu një tokë me ndihmën e miqve dhe kursimet e tij dhe punonte si bujk i thjeshtë. Ndërkohë në krye të qeverisë së re të Piemontit i vetmi ndër shtetet italiane që ruajti monarkinë kushtetuse u vendos konti Kamilo Benso Di Kavur. Kavur ishte djali më i vogël i një familjeje të vjetër fisnikei futur i ri në karrierën ushtarake nga i jati por që e braktisi shumë shpejt. Në moshë të pjekur iu kushtua politikës. Me orientime politike të moderuara, pa ndonjë simpati për revolucionin dhe romantizmin politik të mazzinistëvelidhi aleancë me rrymat e moderuara të së majtës dhe me përfaqsuesin e tyre më të shquar Urbano Ratacin. Politikani piemontez e kishte plotësisht të qartë para syve synimin për bashkimin e Italisë të cilin fillimisht e shihte nën Mbretërinë e Piemontit. Ajo që ndihmoi më shumë diplomacinë piemonteze ishte keqsimi i mardhënieve austro-ruse. Lufta e Krimesë(1853-1856) solli një klimë të përshtatshme që Kavur të lidhte aleanca të mundshme. Lidhi me Anglinë dhe Francën Traktatin e 1855, në bazë të të cilit Piemonti mori pjesë përkrah anglo-franko-turqvenë luftën e Krimesë kundër Rusisë.Lidhi aleancë me Napoleonin e III. Takimi u mbajt në vitin 1858 në fshatin Plombier të Francës. Sipas marrveshjes Franca do të hynte në luftë përkrah Piemontit kundër Perandorisë Austriake. Ne rast fitoreje Piemonti do ti lëshonte Francës Savojën dhe Nicën vendlindjen e heroit G. Garibaldi kurse Piemontit do ti jepej Lombardia.Sërisht sipas kësaj marrveshje pas dëbimit të austriakëve shtetet italiane do të formonin konfederatë nën kryesinë e papës. 

Kjo marrveshje u vulos nga martesae princesësh Klotildë, vajzë e mbretit Viktor Emanuelit të II dhe princit Jeronim Bonaparte. Lufta mes aleancës franko-italiane dhe Perandorisë Austriake përfundoi me disfatë të austriakëve. Kjo fitore e këtij koalicioni solli lëvizje revolucinare në Itali lëvije të cilat nuk u pëlqyen nga Franca e cila nuk e dëshironte një Itali të bashkuar të fortë ushtarakisht dhe politikisht. Kjo bëri që shumë shpejt të prishë aleancën me Italinë duke nënëshkruar armëpushim me austriakët. 

U takuan në Vilafranca dhe vendosën që Lombardia do ti jepej Piemontit kurse Venediku do i kalonte Austrisë. Ky akt nuk ishte i papritur për Garibaldin pasi ai asnjëherë si kishte besuar se Italia mund të çlirohej nga Franca për këtë arsye kritikonte ashpër politikën e Kavurit. Sipas Garibaldit bashkimi i Italisë mund të arrihej vetëm mobilizimin e gjithë popullit italian në një kryengritje të përgjithshme. 

I ndodhur në një situatë të tillë Kavur në 1859 fton Garibaldin në Torino për të biseduar lidhur me luftën kundë Austrisë. Garibaldi i cili jetonte i qetë tashmë në pronat e tij në Kaprera i hodhi pas krahëve të këqijat që kishte pësuar nga mbretëria e Piemontit dhe u vu në kry etë alpinëve me gradën gjeneral korri një fitore të madhe në Vareze dhe hyri triumfalisht në Komo. Kjo marrëveshje e realizuar mes Kavurit dhe Garibaldit ndikoi që të krijonte një klimë uniteti të të gjithë forcave patriotike kundër Austrisë. Duke parë sukseset e Garibaldit Napoleoni III i cili luante rolin e aleatit të devotshëm hodhi në sulm kundë Austrisë forcat franko-italiane të komanduar prej tij. Ato hynë triumfalisht në Milano, ndërsa Garibaldi nga ana tjetër mori Breshian, Bergamon dhe Salon. Bolognia dhe Romana kërkuan të bashkoheshin me Piemontin duke pare sukseset e arritura. Të njënjtën gjë kërkonte dhe Modena. Kjo bëri që në mars të 1860 në Toskanë dhe Emilie të mbahej një plebeshit i cili arriti të bashkonte ligjërisht këto vënde. Njëkohësisht Nica dhe Savoja iu bashkuan Francës. Ky akt nuk i pëlqeu Garibaldit i cili si deputet i Nicës e shihte si antikombëtar e këtë veprim i cili cënonte bashimin e Italisë. Viktor Emanuelei i II dhe Kavur nuk e mendonin njëlloj me Garibaldin. Për ta të dilje hapur kundër Francës nuk ishte një lëvizje politike e mençur për kohën. Që këtu nisi një luftë e fshehtë politike mes Kavurit dhe Garibaldit të cilët kishin qëndrime të ndryshme lidhur me luftën për bashkimin e Italisë. Kavur e dëshironte bashkimin e Italisë nën Piemont por nuk donte të prishte aleancën me Francën. Nga ana tjetër nuk mund të mbështeste idenë e ekspeditës të “Të Njëmijtëve” të garibaldit kjo dhe për faktin se në rast fitoreje figura qëndrore do ishte Garibaldi dhe demokratët e tij dhe Kavur do ta shihte veten nën hijen e Garibaldit. Në mesin e strukturave ushtarake dhe politike italiane kishte rryma të ndryshme.Ndër të cilët më së shumti dalloheshin radikalët, monarkistët, maxinistët republikanë. Rdikalët mendonin se lufta për dëbimin e burbonëve nga Sicilia dukej kombinuar me dhënien e tokave fashatrëve në mënyrë që të kishin përkrahjen e tyre. Në të njënjtën kohë armiqtë e revolucionit duhej të mernin dënime të ashpra. Republikanët mazzinistë ishnin kundër këtyre metodave që propozonin radikalët sipas tyre këto metoda do cënonin lëvizjen revolucionare. Monarkistët ishin kundër vendosjes së regjimit republikan në Itali sepse do humbnin privilegjet e tyre. Ata ishin për bashkimin e Sicilisë nën Monarkinë e Savojës. Italia e jugut e përkrahu këtë revolucion i cili nisi në Sicili, kaloi në Napoli e më pas në Kalabri. Gjendja e Italisë së jugut ishte e rëndë ekonomikisht e pasigurtë dhe varfëria kishte arritur kulmin pa lënë mënjanë urrejtjen ndaj Burbonëve. Ishte kjo një ndër arsyet shqiptarët e Italisë së jugut përkrahën lëvizjen garibaldine. Pas Italisë qëndrore edhe jugu ngriti krye. Më 4 Prill 1860 nën udhëheqjen e republikanëve sicilianë, Rozalino Pilos, filloi kryengritja në Palermo, e cila u shtyp shumë shpejt dhe udhëheqësit e lëvizjes u dënuan. Bërthama e kësaj lëvizje përbëhëj nga arbërëshë nga Sicilia de fshati Piana degli Arbëreshi. Përmendim këtu Spiridon Petën, Pietro Piedescalci, Giorgio Piedescali,Govani Carnesi, Francesco Alesi etj.

Krahas tyre në mesin e republikanëve të Sicilisë gjenden dy ndër personalitetet më të shquar arbëresh dhe përkrahsit kryesor të ekspeditës të “të Njëmijtëve” Francesco Cripi . Përgatitjet për kryengritje u bënë në fshatin Piana degli arbëreshi i cili shquhet për ndihmën e dhënë forcave garibaldine. Për shqiptarët e Pianës ka vlerësime të shumta që vinë nga figura si G. C. Aba. Ai ishte pjesëmarrës në ekspeditën e “ Të njëmijtëve ” dhe ka shkruar për popullsinë e Pianës -: “ Janë njerëz krenar të ndershëm, kryelartë për origjinën e tyre. Në këngët e tyre ata e ruajnë të gjallë ndjenjën e katër shekujve dhe ëndërrojnë akoma që njëri prej gjakut të tyre do të mundet një ditë ti shpjerë në atdheun e vjetër, të largët ”.Shumë shqiptarë ndihmuan Garibaldin, shërbyen si udhërëfyes në rrugët që ai nuk i njihte, këtë e pohon vetë Garibaldi në kujtimet e tij. Ai shkruan “ Popullsia e Pianës dhe Parkos na ndihmoi shumë si ndihmës dhe njerëz praktikë ”. Krahas Garibaldit për rolin e Pianës dhe të vendbanimeve të tjera arbëreshe shkruan dhe Dora D`Istria. 

Ajo shkruan Qyteti i vogël i Pianes, qendra më e madhe banuar nga shqiptarë të Sicilisë zuri një vend të rëndësishëm në kryengritje. Edhe shqiptarët e Lungros ndihmuan Garibaldin dhe lëvizjen e tij për liri e pavarësi. Lidhjet e forta mes palëve shqiptaro – italiane tregohen nëpërmjet shprehjes të respektit dhe adhurimit për figurën e Garibaldit.

Në mesazhin Shpata e Italisë citohet respekti dhe adhurimi ndaj Garibaldit ku shkruhesh: Bij trima të Epirit (të Shqipërisë) pasardhësit e Skënderbeut, Marko Bocarit do të shënojmë me mermer, orën, ditën që patën nderin për t`ia shfaqur një dëshmi dashurie clirimtarit te Sicilisë dhe Napolit.” Krahas shqiptarëve të Pianas edhe shqiptarët e Sicilisë morën pjesë në risorgimenton italiane ndër më të përmendurit në dokumentat e kohës janë: vajza e re nga Piana Govana Peta ecila qe e para që solli flamurin trengjy gjyrësh të Italisë së bashkuar,Francesco Peta kryetar i Komitetetit të fshehtë në Piana, Pietro Piedescali, Antonio Petrota, Govani Suli, Guseppe Benici, Govani Carnesi, Nino Stati, Filipo Carini, Salvatore Noçia, dhe shumë të tjerë nga Piana: Govani Dorsa, Luca Kuçia, Stefano Vacaroja, Nicolla Mustacia, Antonio Martalanoja, dhe shumë të tjerë nga Palaco Adriano dhe Mexojusoja. Lajmi për kryengritjen në Sicili u përhap shumë shpëjt në gjithë Italinë. Garibaldi për të vzhduar projektin e tij duhej të kishte forca të shumta ushtarake gjë që e arriti deri diku më mbështetjen që dhanë populllsia vullnetare italiane dhe shqiptare por nuk mjaftonte për këtë arsye iu drejtua Mbretrisë se Piemontit për ndihmë. Nga Kavur mori përgjigje negative duke mos i dhënë ndihmë ushtarake por jo vëtëm kaq ai u përpoq përmes miqve të tij të afërt të bindnin Garibaldin të hiqte dorë nga ekspëdita. Por Garibaldi nuk u ndal dhe më 6 maj 1860 me ‘Të Njëmijtët” niset nga bregdeti gjenoves dhe pas 5 ditësh zbarkon në Marsala te Sicilisë, korr fitore në Kalatafimi, hyn triumfalisht në Palermo ku shpallet “diktator i Sicilisë” korr fitore në Milano, hyn në Napoli, në Kastelfidardo, në Volturno. Në Palermo Garibaldi krijoi qeverinë e tij me pjesëmarrës edhe tre shqiptarë, Pascuale Scura, Luigi Gjuria, Francesko Crispi. Ndonse nuk pati mbështetjen e Mbreterisë së Piemontit Garibaldi vazhdoi ekspeditën e tij në drejtim të Sicilisëtë përmbyste qeverinë burbone dhe më pas të hynte triumfalisht në Napoli. Në gusht të 1860 Garibaldi bën thirrje për mobilizim të përgjithshëm thirrje së cilës ju përgjigjën dhe shumë shqiptarë të cilët prisnin zbarkimin e çlirimtarëve në jug. Një ndër figurat kryesore të lëvizjes ishte Domenico Damisi i cili i shkruan vëlllait të tij “ I dashur vëlla, unë ndodhem në Sicili rreth një muaj e gjysëm. Për çka dhe çfarë qëllimi nuk ka nevojë ta them, sepse ti e di mirë. Do të vimë dhe aty për një kohë të shkurtër dhe për të njënjtin qëllim... Ti pregatitu të na presësh mirë. Para meje do të arrijnë... tre shokët e mi shumë të dashur Antonio Plutinioja, Francesco Stoco dhe Ferdinando Bianchi.

Kjo letër e imja do të mbrrijë tek ti përmes njërit prej tyre. Përpiqu të takosh dhe tubosh sa më shumë njerëz të armatosur sepse i duhen luftës sonë. Do të ftosh për këtë punë të gjithë miqtë tanë të vendeve të ndryshme të krahinës sonë dhe krahinave të tjera. Shkruaju Tabanit, vllezërve Oliverio, Brunove, Balsanove, Luçëve, Gramotit, Severinos, vllezërve Migaldi dhe të gjithë të tjerëve që konsideron se janë përkrahës së luftës sonë... Mungesa e armëve ë mos ju shqetsojë, sepse do të kemi mjaft dhe nuk do të jeni të vetmuar se ne do të arrijmë shumë shpejt atje. Në bazë të kësaj letre shihet qartë se autori i saj i bën thirrje jo vetëm vëllait të vet por dhe gjithë shqiptarëve kalabrez dhe italian të mobiizohen për luftë dhe të pregatiten për fitore. Rradhët e ushtrisë së Garibaldit u shtuan më vullnetarë shqiptarë. Nga San Benedeto Ulano shkuan 500, prej 2.500 banorëve sa kishte gjithë fshati, nga Lungro u nisën 500, nga Spezzano Albanese 130, një numër i konsiderushëm vullnetarësh shkuan nga fshati Firmoja, Frashineto, Kasano etj. Kontributi i shqiptarëve shihet dhe në pritjen dhe mbështetjen që i dhanë Garibaldit dhe luftës së tij shqiptarët e Kalabrisë. Mbërritja e Garibaldit në Kalabri u prit me entuziazëm nga banorët e Lungras dhe Specano Albanezes. Sipas të dhënave vetëm nga fshatrat shqiptare të Kozencës u mblodhën 1300 shqiptarë të armatosur. Korpusi i parë që u formua 1860 ishte vetëm me shqiptarë të cilët i detyruan trupat burbone të dorëzonin armët.Një elment tjetër për tu shënuar krahas pjesëmarrjes të burrave shqiptarë në lëvizjen për pavarësi është dhe pjesëmarrja e grave të reja shqiptare si Paskualina Toskareli nga San Benedeto. Ajo luftoi së bashku me luftëtarë të tjerë në Napoli në Valturno dhe ra heroikisht në Kompotenezë. Sipas Dora D`Istrias gratë shqiptare thyen të parat akullin nën nxitjen garibaldine pa patur frikë nga mallkimet e priftërinjve katolikë reaksionar. Ky pohimi Dora D`Istrias shpreh qartë mendimin se jo vetëm burrat por dhe gratë shqiptare të pajisur me ndjenjën e fortë të trimërisë, dëshirën për liri kanë ndihmuar në realizimin e objektivave garibaldine. Nuk duhet harruar dhe kontributi i shqiptarëve në Italinë e Jugut ku përmendet emri i një figure të rëndësishme të quajtur Anxhelino Milanos. Ai u shqua për atentatin që i bëri Mbretit të Napolit Ferdinandit të II . 

Xhesti i tij heroik rrëmbeu Italinë e asaj kohe. Ky veprim i kryer nga një shqiptar tregon rolin e madh që kanë pasur shqiptarët në politikën italiane të kohës. Në lidhje me afrimitetin dy palësh shqiptaro – italian ka folur dhe Dora D`Istria ( Elena Gjika ). Në letrat dërguar De Radës ajo e lidhte triumfin e levizjes garibaldiane me lëvizjes çlirimtare shqiptare. Vetë Garibaldi gjithashtu në proklamatat e tij deklaronte se u detyrohet shumë “ Shqiptarëve trima zemërmëdhenj”. Sipas kësaj proklamate shprehet qartë respekti dhe vlerësimi që kishte vetë Garibaldi për shqiptarët. Mendimin për trimërinë e shqiptarëve e përforcon letra shkruar nga Garibaldi D`Istrias. Ajo thoshte: “ Garibaldi është gjyqtari më i mirë për çështjen e heroizmit ”. Ai i kishte parë shqiptarët në kolonitë e Italisë në fushat e betejës dhe shkruante: “ Çështja e shqiptarëve është imja; me siguri unë do isha i lumtur, të përdorja gjithcka më ka mbetur nga jeta në favor të atij populli trim... ”. Për kontributin e dhën në ekspeditën e të “Të Njëmijëve” Garibaldi deklaroi botrisht: “ Arbëreshet janë heronj të cilët kanë dalluar në të gjitha luftrat kundër tiranisë!”. Dhe si shenjë mirnjohje Garibaldi më 20 tetor 1860 lëshoi dekretin historik: “Duke marrë parasysh kontributin e shënuar që trimat dhe zemërbujarët arbëreshë i kanë dhënë çështjes kombëtare, deklarojmë: Sa të mbarojnë nevojate kësaj lufte dhe të bëhet bashkimi i Italisë, Thesari i Napolit detyrohet të derdhë mënjëherë 12 mijë dukatë për zmadhimin e kolegjit të San Adrianos Zbatimin e këtij dekreti e vë nën garancinë e Kombit dhe të sovranit zemërgjerë.Sukseset e vazhdushme i dhanë kurajo Garibaldit për të vazhduar drejt Napolit. Mbas pritjes entuziaste në Kalabri, në Napoli ai u prit si hero i vërtetë nga popullsia italiane dhe shqiptare. Në Napoli Garibaldi riorganizoi qeverinë e tij me pjesëmarrës edhe tre shqiptarë, Pascuale Scura, Luigi Gjuria, Francesko Crispi. Scurra ishte ministër i Kultit dhe Drejtësisë, Gjura ministër i Punëve Botërore ndërsa Crispi ministër i brëndshëm. Për Crispin ka dhe të dhëna të mevonshme që e njohin atë si si kryeministër i Italisë gjatë viteve 1887-1891 dhe 1893-1896. Njëkohësisht ka dhënë një kontribut të madh gjatë lëvizjes garibaldine duke qenë një ndër nismëtarët e kësaj lëvizjeje revolucionare. Crispi qe nga një familje e madhe shqiptare. Është provuar nga dokumentat e ruajtura që familja e tij ka origjinën nga Shqipëria. Ajo ka emigruar në Itali pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në 1467 gjendej në Sicili dhe 1482 u vendos përfundimisht së bashku me familje të tjera shqiptare në Palazzo Adriano provincë e Palermos. Për kontributin e dhënë në Revolucionin e 1860 në Mbretërinë e dy Sicilive për bashkimin e Italisë Krispit iu ngrit një monument në Mbretërinë e dy Sicilive si simbol i unitetit të Italisë. 

Figurës së Crispit iu ngrit një monument dhe në Gjermani. simbol i unitetit politik Italian. Ai u vendos krahas një tjetër figure jo më pak gjigande ( të madhe ) ajo e Otto Von Bismarck, simbol edhe ky i unitetit politik të Gjermanisë. Krahas tyre edhe figura të tjera shqiptare nga rradhët e kolonive arbëreshe në Itali dallohen për pjemarrjen në jetën politike italiane. Përmendim Domenico Mauron deputet në Parlamentin Italian, Gavril Dara i Ri sekretar i përgjithshëm i qeverisë së Girgentit.

Pas triumfit në Napoli Garibaldi u përgatit për të marshuar drejt Romës. Mbasi kërkoi nga mbreti Viktor Emanueli II largimin e Kavurit nga qeveria si profrancez gjë që nuk e arriti Garibaldi iu drejtua për të çliruar Volturnon. Dhe pikërisht në Volturno më 1 tetor 1860 u zhvillua një ndër betejat më të mëdha mes garibaldinëve dhe forcave burbone. Betejë e cila përfundoi me triumfin e forcave të Garibaldit. Por rrethanat nuk e favorizuan kurorzimin me sukses të ekspeditës garibaldine.

Mbreti Piemontit dhe kryeministri Kavur nuk mund ta shihnin Garibaldin të vinte në krye të vëndit

Për këtë arsye qenë pengesë që ai të vëzhdonte luftën për bashkimin e Italisë. I gjëndur në një situatë të tillë Garibaldi pranoi që Italia të bashkohej nën Piemont edhe pa Romën dheVenedikun. Më 1861 u mblodh parlamenti i parë i Italisë së bashkuar i cili shpalli Italinë Mbretëri dhe Viktor Emanuelin II mbret të saj. Përpjekjet e Garibaldit vazhduan sërisht derisa në 1866 arrin të çlirojë Venedikun dhe më 1870 çliruan dhe bashkuan me Italinë dhe Romën. Roma u bë kryeqytet efektiv i Italisë në 1871.

Në të gjithë këtë lëvizje të fuqishme shqiptarët dhanë kontribut të madh fakt i cili i afroi më tepër dy popujt që lagen nga një det. Lidhjet dy palëshe u forcuan më tepër dhe si rezultat i afrimit që Garibaldi po tentonte të realizonte. Synimi i Garibaldit ishte të organizonte një ekspeditë për të ndihmuar popujt Ballkanik, ekspeditë e cila favorizonte dhe Shqipërinë. 

Në vitet 1859-1861, si pasojë e një lëvizjeje popullore, ishte realizuar, ndonëse joplotësisht, çlirimi dhe bashkimi i Italisë në një shtet. Një rol me rëndësi në këto ngjarje kishte luajtur demokrati Guzeppe Garibaldi. Në luftë kundër Fuqive të Mëdha Garibaldi mendonte të zgjidhte jo vetëm çlirimin dhe bashkimin kombëtar të Italisë, por edhe të të gjitha kombeve të shtypura.Greqia u përpoq të shfrytëzonte këto plane për realizimin e politikës shoviniste ndaj Shqipërisë. Giuseppe Garibaldi synonte të ushtronte ndikimin në Ballkan për çlirimin e popujve të këtij gadishulli nga zgjedha turke. Qendra kryesore për organizimin e bashkëpunimit midis Italisë dhe Ballkanit u bë Korfuzi. Në bazë të planeve që u organizuan në Korfuz, forcat garibaldiane do të zbarkonin në Prevezë dhe do të marshonin në veri, ku do bashkoheshin me forcat malazeze. 

Diplomacia evropiane dhe vështirësitë e brendshme dhe të jashtme penguan një zhvillim të mëtejshëm të ngjarjeve. Këtë lëvizje u përpoqën ta shfytëzonin qarqet qeveritare italiane për shtrirjen e ndikimit të Romës në bregun lindor të Adriatikut, ndërsa qeveria greke shpresonte të realizonte ‘Megaloidenë’ (ideja e Madhe). Komiteti i ishujve Jonianë u bë ndërlidhës në bisedimet për lidhjen e një aleance greko-italiane, aleancë e cila nuk u nënshtrua.Porta e Lartë e alarmua nga mundësia e zbarkimit të garibaldinëve, mori masa ushtarake duke bllokuar me flotën e saj bregdetin shqiptar dhe duke lidhur marrëveshje me Austrinë, për të luftuar çdo lëvizje revolucionare në Ballkan. Italia, nga ana tjetër, ndoqi politikën e bashkëpunimit me popujt e Ballkanit. Këtë u mundua ta realizonte përmes shoqatave vullnetare që t`i jepte aksionit garibaldian pamjen e një lufte me karakter popullor që do kryhej nga popujt e shtypur të Ballkanit. Plani i Garibaldit ishte largpamës, por forcat reale për realizimin e tij ishin të dobëta. Krahas këtij fakti Serbia dhe Greqia ishin të dobëta ushtarakisht, për më tepër, aspiratat e tyre pengonin bashkimin e forcave ballkanike.Porta e lartë u gjend e alarmuar përpara një kryengritjeje të popujve të Ballkanit e cila do përkrahej me një ekspeditë garibaldiane. Për këtë arsye mori masa dhe bllokoi bregdetin shqiptar, paralelisht lidhi marrëveshje me Austrinë për të penguar këtë lëvizje revolucionare. Plani garibaldin, në këto rrethana, nuk u vu në zbatim.. Rrethanat ballkanike dhe ndërkombëtare nuk ishin aspak në favor të Shqipërisë e cila kërcënohej nga fqinjët ballkanike. Një rrezik të tillë e kishte vënë re dhe Garibaldi i cili këshillonte popujt e ballkanit “të ishin aleatë dhe të harronin grindjet dhe përçarjet kombëtare e fetare”. Tentativa u bënë sërisht nga forcat garibaldine për realizimin e ekspeditës ballkanike. Në fillim të vitit 1867 disa forca garibaldiane, me në krye Riçoti Garibaldin ( i biri i Giuseppe Garibaldit ) zbarkon në Greqi dhe, përmes kalimit të Epirit, të ndërmerrnin një aksion ndaj Turqisë. Por ky projekt dështoi, sepse nuk gjeti mbështetjen e Greqisë dhe as të forcave ndërkombëtare njëkohësisht nuk u koordinua mirë dhe nuk gjeti mbështetje tek popujt ballkanik. Plani Garibaldit mbeti thjesht në letër nuk arriti të vihej në zbatim. Si përfundim të temës mund të themi se arbëreshët dhanë kontribut të rëndësishëm përmes pjesmarrjes së tyre në luftën për unitetin e Italisë. Nga ana tjetër për këtë kontribut të dhënë u vlersuan nga vetë Garibaldi i cili nuk la rast pa përmendur aftësitë ushtarake dhe politike të popullsisë arbëreshe.

Dhe pikërisht qe ky kontribut i dhënë që nxiti Garibaldin të ndihmonte Shqiprinë dhe shqiptarët për të arritur të çliroheshin nga pushtuesit osman. Nga ana tjetër Garibaldi ishte mbrojtës i çështjes së lirisë së popujve dhe në këtë rast mbronte fuqishëm idenë për lirinë e këtij populli trim të cituar mjaft qartë në letrën e shkruar nga Garibaldi D`Istrias. Sipas të cilës: “ Garibaldi është gjyqtari më i mirë për çështjen e heroizmit ”. Ai i kishte parë shqiptarët në kolonitë e Italisë në fushat e betejës dhe shkruante: “Çështja e shqiptarëve është imja; me siguri unë do isha i lumtur, të përdorja gjithcka më ka mbetur nga jeta në favor të atij populli trim... “.