Kosova në një shekull deri në Pavarësinë e saj - Shqiptari i Italisë

Histori
Datat më të rëndësishme për Kosovën në shekullin XX dhe të fillimshekullit XXI
 

1912

Vilajeti i Kosovës, një ndër katër vilajetet shqiptarë të perandorisë osmane, pushtohet në pjesën më të madhe nga serbët, aleatë me grekët dhe maqedonasit në Luftërat ballkanike që copëtojnë territoret e perandorisë osmane.  Shqiptarët shpallin në Vlorë pavarësinë e territoreve shqiptare, të pushtuara në një pjesë të madhe nga serbët. Organizimi i parë shtetëror i shqiptarëve kishte lindur pikërisht në Kosovë ku përfaqësues të mbledhur në Prizren më 1878 patën themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Dhjetor 1912 - Maj 1913

Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër nuk e njeh qeverinë e përkohshme të Ismail Qemalit por i njeh pavarësinë Shqipërisë si protektorat, cakton kufijtë që lenë jashtë shumë territore shqiptarë, përfshirë  Kosovën, dhe cakton princin prusian Wilhelm Von  Wied sovran të Shqipërisë.

1914-1918

Lufta e parë botërore. Territoret shqiptare shndërrohen në teatër lufte e pushtimi nga ushtritë serbe, malazeze, italiane, austriake, bullgare, greke..

1921

Konferenca e Parisit konfirmon kufijtë e Shqipërisë të caktuar më 1913 me modifikime të vogla në favor të serbëve e grekëve. Trupat serbe tërhiqen nga qytetet e pushtuar shqiptare. Kosova mbetet brenda kufijve territorialë të  Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene

1939-1943

Italia fashiste pushton Shqipërinë dhe bashkon Kosovën me Shqipërinë.

Krijohet për herë të parë e ashtuquajtura “Shqipëri e madhe”

1945

Përfundon Lufta e parë botërore. Shqipëria komuniste nuk bën asnjë pretendim territorial ndaj Kosovës.  

31 janar 1946

Lind  Republika Popullore Federative Jugosllave. Kosova shpallet provincë autonome, por krejt e nënvarur nga Beogradi

1974

Kushtetuta e re e Jugosllavisë përforcon autonominë e Kosovës, duke krijuar institucione politike të mëvetshme

1981

Në pranverë, dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës, shpallin Kosovën republikë të federuar. Lëvizja shtypet në mënyrë të përgjakshme.

23 mars 1989

Një reformë e kushtetutës serbe kufizon statutin e autonomisë së Kosovës dhe të Vojvodinës

Qershor 1989

Presidenti serb Slobodan Milosevic përdor 600 vjetorin e Betejës së Kosovës (betejë ku serbët humbën ndaj ushtrisë osmane) për të kërcënuar se Serbia nuk do ta lëshojë kurrë Kosovën. 

Korrik 1990

Shqiptarët deklarojnë Kosovën Republikë. Serbia shkrin institucionet politike të Kosovës

Korrik 1992

Ibrahim Rugova zgjidhet  në zgjedhje klandestine President i Republikës së vetëshpallur të Kosovës.  Rinis terrori serb ndërsa shqiptarët ndërtojnë një shtet paralel i cili duhet të ndjekë parimet e  mosbindjes të pa dhunshme civile. 

Shkurt 1998-1999

Shfaqet e UCK-ja (Ushtria çlirimtare e Kosovës) e cila fillon luftimet me serbët. Serbët mobilizojnë ushtrinë, policinë dhe grupet famëkeqe paraushtarake që kryejnë masakra duke vrarë me mijëra shqiptarë ndërsa 250 mijë të tjerë  lënë trojet drejt Shqipërisë.

18-19 Mars 1999

Bisedimet për paqe në Rambuje dështojnë

Mars-Qershor 1999

NATO fillon bombardimet kundër Ish-Jugosllavisë.  Rreth një milion shqiptarë të Kosovës, pleq, gra e fëmijë, largohen për t’u strehuar kryesisht në Shqipëri.

Qershor 1999 

Milosheviçi pranon të tërheqë trupat serbe nga Kosova. 45.000 ushtarë të NATO-s hyjën ën ëKosovë. Krahina vendoset nën administrimin e përkohshëm të OKB-së (UNMIK-u) me ndërhyrjen e KFOR-it të NATO-s.  Kosovarët kthehen nga Shqipëria në trojet e tyre ndërsa shumë serbë largohen nga frika e hakmarrjeve.

18 nëntor 2001

Kosova mban zgjedhjet e para të përgjithshme. Ibrahim Rugova zgjidhet, president i Kosovës.

Tetor 2005

Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendos të nisin bisedimet mbi statusin e ardshëm të Kosovës ndërmjetësuar nga ish-presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari.  

Janar 2006 

Vdes Presidenti Rugova

Tetor 2006

Serbia miraton  nëpërmjet një referendumi Kushtetutën e re Serbe që konsideron Kosovën pjesë përbërëse të territorit serb.

Shkurt 2007

Paraqitet plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së Marti Ahtisaari i cili propozon që Kosovës t’i njihet pavarësia e mbikëqyrur nga Bashkimi Europian

Mars  2007

Dështojnë në Vienë bisedimet  mes palëve serbe e kosovare.

10 qershor 2007

Presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush, gjatë vizitës së tij në Tiranë deklaron se ka ardhur Koha që Kosova të jetë e pavarur sipas paketës Ahtisaari.

Gusht-dhjetor 2007

Plani i Ahtisaarit në Këshillin e sigurimit të OKB-së Rusia bën të qartë se do të përdorë veton për të mos e kaluar kurrë. Dështojnë krejtësisht bisedimet diplomatike

Janar 2008

Zgjedhjet politike në Kosovë. Ish-luftëtari i UÇK-së Hashim Thaçi zgjidhet kryeministër. Menjëherë deklaron se Kosova do të shpallë pavarësinë “brenda disa javëve” në bashkëpunim me perëndimin.

17 shkurt 2008

Parlamenti i Kosovës shpall  Kosovën të pavarur.  Kosova është Republikë e pavarur, me institucionet e veta shtetërore. Por e mbajtur nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të Bashkimit Europian të pranishëm nëpërmjet misionit  evropian EuLex.

Bota Shqiptare 188