Orienti te derë e shtëpisë/2 - Shqiptari i Italisë

Histori

Zogu fillon të  ngacmojë fantazinë e ndonjë italiani: është e kundërta "e princit të zbehtë Vid", kurse një garanci politike vjen për Fan Nolin "prift i mprehtë bullgar, demokratik e bolshevizues". Për Gustavo Traglia-n, korrespondent i La gazzetta di Puglia, entuziast për sovranin e ri sa madje i kushtoi një biografi, është mbreti më i ri në Evropë: "jam kreu më i ri i një shteti - i kish thënë sovrani autorit – por jam edhe kreu i shtetit më të ri".
nga Andrea Riccardi

Është e qartë se ndërsa Shqipëria po fiton një farë rëndësie për opinionin publik, edhe pse në qarqe të ngushta, për grupimet e majta dhe për lëvizjen e punëtorëve italianë angazhimi i Italisë në këtë vend është një test tregues i një orientimi të ndryshëm. Në fakti thirrja: “Larg Vlorës” është slogani që prin revoltën e Ankonës në qershor të 1920 gjatë rebelimit të regjimentit të XI të bersalierëve që ndodheshin në qytetet markexhian. Nuk bëhet fjalë edhe aq për një perspektivë revolucionare, siç vëren Santarelli, por për një vendosje mbrojtëse, ndërsa Italia duket se ndodhet në prag të një angazhimi të ri ushtarak në Adriatik, pas luftës së parë me D'Annunzio-n në Fiume, me trupat në Vlorë, dhe me të tjera të pranishme në Zadar. Ngjarjet e Ankonës, rreth rezultatit të të cilave hapet një debat në gjirin e të majtës italiane ku ndërhynë edhe Gramshi dhe Toljati, tregojnë qartë se si Shqipëria përfaqësonte për shtresat popullore, pas viteve të rënda të Luftës së madhe, simbolin e një aventure të re ushtarake: “Qytetarë na ndihmoni! Nuk duam të shkojmë për tu masakruar në Shqipëri” - u thërrisnin ushtarakët ankonasve, sipas raportimit të “Volontà”-së.

Kurse në opinionin publik borgjez, mori formë një “kompleks libanez”  kundrejt vendit të vogël fqinj: tërheqje nga një shoqëri ekzotike dhe ndjenja e të qenit të përfshirë nga një detyrë mbrojtjeje ndaj tij. Në fund të fundit bëhet fjalë për një parim të letërsisë koloniale që këmbëngul për përgjegjësinë e shoqërive evropiane ndaj botës primitive. Është detyrimi moral i njeriut të bardhë, për të përdorur shprehjen e Kipling-ut. Ngjyrat e mjegullta me të cilat paraqiten kushtet e njerëzve në Shqipëri, i japin jetë pothuaj një vokacioni për të ndërhyrë: përshkrimet e Ojetti-t në fillim të shekullit nuk janë shumë të ndryshme nga ato të Tozzi-t e të Rispo-s gjatë viteve '20, pavarësisht mendimit demokratik. Pa dyshim që Shqipëria është një vend evropian, për të cilin mund të përdoret një gjuhë e ashpër, por prapambetja dhe tërheqja përbëjnë elementet e thirrjes që i bëhet Italisë. Në rastin shqiptar ka një farë shije orienti, që zbut ndjenjën e superioriteti por (“të mahnitur nga sharmi i orientit” – lexohet në parathënien e Rispos) dhe afrisë së çuditshme ndërmjet këtij vendi dhe Italisë.

Vrojtimet e ambientit natyral konfirmojnë këtë aspekt primitiv. Quaroni në kujtimet e tij, tregon një histori që qarkullonte në Tiranë: krijuesi pasi u kthye në tokë, nuk arrinte më ta njihte aq shumë kishte ndërhyrë dora e njeriut, por vetëm për Shqipërinë tha: ja më në fund vendi i parë që po njoh : ka ngelur i njëjtë siç e kisha krijuar unë”. Vërejtjet për botën e natyrës dhe të fshatit janë impresioniste. U pa se si kur lëvdohet ndërhyrja italiane në bujqësi, toka përshkruhet si djerrë. Ndërsa për disa të tjerë ka një lulëzim primitiv, por mungon dora e njeriut.

Por duhet thënë se ky sharm oriental i Shqipërisë nuk mbërrin në qarqet më të gjera të opinionit borgjez, si ato të lexuesve të “L'illustraizone italiana” apo të gazetës “La domenica del corriere”. Në të përjavshmen e fundit shkruhet pak ose pothuaj aspak për Shqipërinë ndërsa e ka për zakon të sorollatet historive të vogla të jetës së përditshme e madje edhe në aspektet më fantastike. Prestigjiozja “L'illustrazione italiana”, më e këndshme në lexim, merret me gjithçka, që nga politika, deri tek moda dhe folklori me një rrjet korrespondentësh nëpër kryeqytetet evropiane. Por edhe në të për vendin e Adriatikut flitet shumë pak e pothuaj nuk flitet fare: vetëm ndonjë përmendje nëpër komente të politikës ndërkombëtare, në 1927, ose të zbulimeve arkeologjike të kryera nga misioni italian. I vetmi moment kur Shqipëria ia beh në faqete e revistës milaneze është kur shpallet monarkia e mbretit Zog: me fotot e sovranit dhe të paradës, mund të thuhet se imazhi i Shqipërisë fillon të qarkullojë, nëpërmjet figurës monarkike, duke fituar një hapësirë të vetën në një vitrinë princash e mbretërish, vdekjesh, lindjesh, martesash, nëpër faqete e “L'illustrazione”. Monarkia e Zogut është një imazh i ri dhe evropian për Shqipërinë orientale.

Revista milaneze harron dyshimet e Italisë fashiste kundrejt Ahmet Zogut, dhe e shndërron në një anti-serb e një filo-italian të përhershëm, ndërsa qeveria e Fan Nolit konsiderohet si përgjegjëse për hedhjen e vendit në kaos. Monarkia duket sikur sjell një përmirësim të imazhit të Shqipërisë: “Dhe ja ku hyn Shqipëria në historinë e madhe. Le të mburret Italia fashiste për lehtësimin e rrugës, sepse e ka ndihmuar të modernizohet...”. Jo rastësisht në fakt një javë parë ishte botuar në periodikun një shërbim i pasur mbi rilindjen bujqësore shqiptare, dhe mbi rolin e Italisë në këtë proces modernizimi (“bekimi ndodhet në tokën e egër”). Dhe mbreti i ri shqiptar në shtator të 1928, pozon për fotografin e “L'illsutrazione italiana” përpara pallatit mbretëror shqiptar. Ndonjë javë më pas revista milaneze paraqet fotografi të reja të Shqipërisë por më piktoreske (arixhinj, tregje, veshje). Megjithatë vendi piktoresk i orientit ka tashmë një karakteristikë evropiane: një mbret me uniformë, që mund të provojë të hyjë në rangjet e gjakbluve. Ndoshta me një martesë të volitshme.

Zogu fillon të stimulojë fantazinë e ndonjë italiani: është e kundërta “e princit të zbehtë Vid”, kurse një garanci politike vjen për Fan Nolin “prift i mprehtë bullgar, demokratik e bolshevizues”. Për Gustavo Traglia-n, korrespondent i La gazzetta di Puglia, entuziast për sovranin e ri sa madje i kushtoi një biografi, është mbreti më i ri në Evropë: “jam kreu më i ri i një shteti – i kish thënë sovrani autorit – por jam edhe kreu i shteti më të ri”. Shqipëria e mbretit Zog, e Gustavo Traglia-s i botuar në Romë në 1930, paraqet gjithë fjalët bajate të eseve të ekzaminuara më parë, me disa ndryshime rreth motiveve orientale dhe orientalizuese, folklorike, të këtij vendi. Risia e vërtetët është pikërisht sovrani, që autori njohu personalisht, për të cilin transmeton një imazh mbretëror e mitik: është në krah të Italisë, element i bashkimit dhe moderniteti të kaleidoskopit shqiptar. Pa dyshim faktori monarkik edhe thjesht për shkak të imazhit mbart një peshë të konsiderueshme.

Natyrisht ekzistojnë studime më serioze për situatën shqiptare të viteve '20, por të japin përshtypjen se imazhi që qarkullonte në Itali vazhdonte të ruante karakteristikat që përshkruam. Nga ana tjetër, mes fqinjëve të Italisë, Shqipëria ishte vendi më i brishtë nga pikëpamja politike, qoftë si traditë kulturore qoftë si traditë kombëtare. Në një farë mënyre përfaqësonte hapësirën për të ëndërruar (për udhëtarin individ dhe për një politike me influencë më të gjerë, siç ka treguar Pastorelli, duke nënvizuar kompleksitetin e veprimtarisë diplomatike italiane kundrejt fqinjit të vogël). Një kujdes më i dokumentuar e politik vjen nga Instituti për Evropën Lindore, i themeluar në 1921 nën presidencën e Francesco Ruffinit, me detyrë të ushtronte një politikë mbikëqyrëse të shteteve të reja në Evropën Lindore. Bashkëpunon me institutin Amedeo Giannini, i cili në 1925 boton një vëllim për çështjen shqiptare, të cilën Baldacci, një ekspert, e konsideron si një ndër pak veprat italiane interesante rreth kësaj teme. Teza e Gianninit thekson rolin e Italisë për pavarësinë e Shqipërisë në periudhën më të vonë. Giannini drejton institutin duke pasur si zëvendës Volpe-n dhe Treccani-n. Një tjetër bashkëpunëtor është Anselmo Lorecchio, që ndërroi jetë në 1924, me origjinë shqiptare, i cili përfaqëson përpjekjet për një rivlerësim të kulturës italo-shqiptare, sidomos që pasi u bë kryetar Shoqërisë kombëtare shqiptare në 1877 dhe në 1896 drejtor i La Nazione Albanese. Lorecchio simbolizon bashkëjetesën ndërmjet kulturës italo-shqiptare, dhe angazhimit italian për një Shqipëri të pavarur.

L'Europa Orientale, organi i Institutit, që nga 1922 fillon të përqendrohet më shumë rreth çështjes së Shqipërisë, sidomos me ndërhyrje të Giannini-t. Rritja e interesit kulturor për Shqipërinë në Institut duket me lindjen e një seksioni shqiptar dhe me shfaqjen e “Studi Albanesi” të 1931, një miscellanea vjetore në të cilën bashkëpunojnë specialistë më të mirë. Në fakt në drejtimin studimeve shqiptare gjenden Giannini, Almagià, gjeograf, filologu Bartoli nga universiteti i Torinos, dhe në docent barez Gennaro Monti. Një esé e Fulvio Cordignaono-s për legjislacionin primitiv të shoqërisë shqiptare në fillim të shekullit bazuar mbi dokumentet e mbledhur nga një misionar, Pasi, ofron më në fund një kuadër më të dokumentuar dhe të menduar mirë të të ashtuquajturës krenari ë marrëdhënieve shoqërore shqiptare.
Pa dyshim, imazhi që Cordignano ofron për Shqipërinë edhe pse duke përdorur botimet e Institutit të Evropës Lindore, paraqitet cilësisht i ndryshëm nga ai i udhëtarëve të ndryshëm: ka një lloj eksperience brenda botës shqiptare – ajo e Pasi-t – që nuk lë shkas për përfytyrime mitike apo të njëanshme, e pa hipotekuar nga projekti i ekspansionizmit politik italian. Studimi i çështjes fetare shqiptare ofron një zgavër prej nga të hyhet në këtë botë pa përzgjedhjen e vrojtuesve të shumtë.

Rreth kësaj publicistike, mjaft të gjerë por jo sepse i përket aspektit politiko-diplomatik, të çështjes shqiptare, haset në imazh i ndryshëm për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare. Mbi të gjitha studimet e Baldaccit dhe të Almagià-së konsiderohen si kërkimet më analitike për Shqipërinë në nivel evropian, së bashku me ato të francezit Boucart, dhe të gjermanit Louis. Baldacci kishte punuar gjatë me Shqipërinë dhe e kishte përshkuar me kal në 1900, interesi i tij fillestar prej botaniku arrin të përfshijë të gjithë shoqërinë shqiptare dhe çështjen politike rreth saj. Baldacci kishte pasur një bashkëpunim me autoritetet ushtarake italiane të Komandës së lartë detare të Vlorë, gjatë luftës së parë dhe mund të përdorte lirisht burimet ushtarake. Nga Itineraret Shqiptare të 1917 (por që iu referoheshin viteve 1894-1894) deri tek l'Albania e 1930-ës. Botuar nga Instituti për Evropën Lindore, vërehet tranzicioni i autorit ndërmjet folklorit dhe një perceptimi më të plotë dhe politike për Shqipërinë. Edhe për Baldaccinin “jeta e malësorit shqiptar është shumë e thjeshtë, homerike”: “shmang me gjithë qejf çfarëdolloj punë të rëndë dhe parapëlqen të vazhdojë jetën baritore, duke shpënë grigjat në kullotë siç bënin heronjtë grekë”. Puna e Bladaccit është vendosur të njohë identitetin e fortë kombëtar të popullit, edhe pse ai vëren greqizimin në jug dhe ndikesa të tjera të shpërndara: “shqiptari i vërtetë, i krishterë apo mysliman qoftë, nuk merr për bazë, veçanërisht në Shqipërinë e jugut, fenë, por gjuhën dhe kombësinë”. Roli që fisi ka luajtur pas shpërbërjes së administratës turke, zbuloi edhe mundësi pozitive:”regjimi patriarkal i fisit nuk duhet të trajtohet si një stad qytetërimi inferior, sepse në të, krahas teprive, vihen re koncepte morale tejet të larta, një mënyrë origjinale e të kuptuarit t jetës, një organizim shoqëror dhe ekonomik, një poezi me vlerë të padiskutueshme, edhe pse e gjithë kjo mund të duket në kundërshti me progresin”.

Kaleidoskopi folkloristik shqiptar, që Baldacci adhuron duke u përfshirë në të, ka potencialitet kombëtar shumë të fortë. Për gjeografin Almagià, njohja që Baldacci ka për Shqipërinë, i takon një periudhe jo shumë të vonë: vepra e tij “në disa pjesë, nuk duket të marrë parasysh disa kërkime të fundit; dhe për më tepër është më shumë se një libër leximi është një vepër konsultimi , dhe si e tillë është shumë e vlefshme në disa pjesë të saj”. Autori ndoshta tepër romantik (mjafton të mendojmë për diskutimet e tij rreth afrive mes shqiptarëve dhe malazezëve ose për shpirtin e tij anti-serb) duket pjesërisht i likuiduar si përfaqësues i një konteksti kulturor të fillim '900. Ndihet nevoja për ta njohur në mënyrë më të plotë Shqipërinë nga fundi i viteve '30. Ka këtë qëllim seria “Omnia” e botuesit roman Cremonese, që synon të informojë njerëz me nivel kulturor të mesë, që dëshirojnë të rrisin horizontin rreth çështjeve bashkëkohore: Dante Lattes për sionizmin, Poggi për betonin armé, Ducati për islamin, Conti-Rossini për Abisininë e kështu me radhë. Dhe Almagià boton një monografi mjaft të rrjedhshme për Shqipërinë.

Almagià kishte punuar edhe më parë me hartografinë shqiptare para luftës së madhe, në një sektor ku angazhimi i austriakëve veçanërisht ai ushtarak ishte i konsiderueshëm. Por në këtë rast si shumë specialistë për Shqipërinë, nuk ndalet në kompetencat e veta, por ofron në më pak se 300 faqe një paraqitje të plotë të vendit. Kaleidoskopi gjen shpjegim në historinë dhe natyrën e vendit:
“Ky copëzim i Shqipërisë dhe ndryshmëria e aspekteve të saj pasqyrohen në kushtet e jetesës dhe të zhvillimit të banorëve të saj, në institucionet e tyre dhe zakonet... Por jo më pak se ambienti fizik, kanë ndikuar në formësimin e aspekteve të jetesës edhe rrjedhat historike, të cilave për këtë arsye u duhet hedhur një sy shkurtimisht”.

Vështrimi i Almagià-së, përtej aspekteve gjeografike, përfshin edhe ato historike duke përfunduar me imazhin e ri të shteti shqiptar, të simbolizuar nga miqësia me Italinë dhe me mbretin e ri. Vështrimi gjeografit për Shqipërinë është hapur më optimist se ai i vrojtuesve të fillim shekullit. Shqipëria e re sipas autorit, e gjymtuar nga një pjesë e bashkëkombësve të saj nga Jugosllavia, nuk mund të hedhë sytë nga fqinjët e saj më të mëdhenj por duhet të shikojë drejt Italisë (Italia kthehet drejt Italisë sepse nuk mund t-i drejtohej tjetër përveç Italisë). Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë, orientohet drejt Italisë: këtu bën pjesë propozimi i hekurudhës së Durrësit të hyjë nëpër Ballkan, por duke pasur mbështetjen një bashkërendim me sistemin hekurudhor të Adriatikut. Është një projekt i vjetër, që duket se u shpluhuros në klimën e  re të bashkëpunimeve dhe të besimit të në atë që publicistika quan “Shqipëria e Re”.

Kjo pikëpamje interesante dhe më pak “superiore” kundrejt vendin fqinj perceptohet nga kolonat e Enciklopedisë Italiane, botimit zyrtar, e cila pikërisht në 1929, në vëllimin e saj të dytë, merret pikërisht me këtë zë. Në të vërtetë është Almagià-ja ai që kujdeset për një pjesë të konsiderueshme të artikullit (me bashkëpunimin e Iacomonit, Ugolinit e kështu me radhë). Ka një vështrim optimist për të ardhmen e Shqipërisë që duket e “drejtuar sot nga duar të forta, nëpërmjet paqësimit të brendshëm, drejt progresit ekonomik e civil tashmë të nisur”. Roli i Italisë nuk është më i ngatërruar romantikisht, por merr trajtat e një partneri ekonomik, politikisht ndikues. Në këtë klimë Hoepli, botuesi milanez, prodhon një manual të vogël, “L’avvenire dell’Albania”, që i ngjan një udhërrëfyesi për veprimtarët italianë në këtë vend:
“Është parashikim i vetvetishëm se pas jo shumë vite Shqipëria do të jetë një vendi populluar dhe i begatë, i hapur ndaj çdo shprehjeje qytetarie, me bujqësi të zhvilluar, dhe industri të çfarëdollojshme. Do të vizitohet nga turistët, nga tregtarë; do të ketë hotele, shërbime automobilistike nëpër rrugë të mira, dhe gjithçka që nevojitet për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave që sjellin zhvillim të industrive. Ngjyra orientale që dominon peizazhin, do të shërbejë për të shtuar sharmet e këtij vendi të veçantë...”
Andrea Riccardi
(vijon)

Lexo edhe: Oriente te derë e shtëpisë/1