Shqiptari i Italisë

Itali

Histori e shkurtër e shtetësisë italiane nga bashkimi i Italisë deri më sot. Me një ligj, ai i 1912-ës, prej 80 vjetësh në fuqi, pasi sado novator, ai që e pasoi, ligji i vitit 1992 nuk solli asnjë thyerje të parimeve bazë të ligjit pararendës, përkundrazi mund të shihet si vazhdimësi e natyrshme e tij. Ndërsa flitet prej vitesh për dhënien e shtetësisë brezave të dytë, në realitet marrja e shtetësisë vështirësohet për të gjithë: me anë të paketës së sigurisë futet taksa prej 200 eurosh për të gjitha kërkesat që paraqiten, por edhe katërfishimi i kohës së martesës me një italian para se të kërkohet shtetësia

Shtetësia tregon përkatësinë e individit në më të lartin kolektiv organik politik: shtetin. Lindja e konceptit bashkëkohor të shtetësisë përpuqet me ngritjen e Shtetit Komb, në të cilin populli është një nga elementët përbërës. Kombi duhet të përbënte bazën e "të drejtës së individëve" dhe çdo popull i vetëdijshëm që është një komb kishte të drejtën të bëhej Shtet. Kështu është bërë e mundur lindja e Shteteve bashkëkohorë dhe, për rrjedhojë, shthurja e perandorive të mëdha.

Le t'i kthehemi konceptit të shtetësisë në Itali. Në Italinë moderne koncepti i shtetësisë lind me krijimin e Shtetit Italian në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe, që në fillim, të pasurit e shtetësisë merr rëndësi të veçantë. Për shembull, duhet ta kishe për të patur mundësi të hyje në zyra shtetërore; madje, pikërisht për rëndësinë e madhe që i jepej shtetësisë, u vendos një tjetër parim themelor: një person nuk mund të kishte më shumë se një.

Pwr të treguar se sa e rëndësishme ishte pasja e shtetësisë nga një person, mjaft të kihet parasysh që deri në vitin 1948 parashikohej një formë shtetësie e ulët, e kufizuar, e ashtuquajtura "shtetësi e vogël", që nuk përfshinte gëzimin e të drejtave politike dhe për rrjedhojë përjashtonte titullarët e kësaj shtetësie nga pjesëmarrja në jetën politike shtetërore të komunitetit. Ky status i veçantë u rezervohej popullsive të territoreve të kolonive ku Italia sundonte.

Megjithatë, në shekullin XX, ligji mbi shtetësinë ka pësuar një proces modifikimesh e ka marrë gjithnjë e më shumë vlerë shoqërore e politike duke treguar e ndjekur linja hapjeje ndaj realitetit. Në çastin e bashkimit të Italisë, një një sërë dispozitash në lidhje me shtetësinë u përpiluan menjëherë pas shpalljes së Mbretërisë së Italisë. Ishin nenet 1-15 të Kodit Civil të vitit 1865, nene të marra nga Kodi Civil i Mbretërisë Sarde. Por shumë shpejt u pa që normativat ishin krejtësisht të papërshtatshme për ndryshimin e kushteve politike e shoqërore të vendit, e veçanërisht për shkak të rritjes së ndjeshme të dukurisë së emigracionit për në Amerikë si dhe të një farë fluksi migrator drejt Italisë.

Nga njëra anë shumë italianë që ktheheshin nga mërgimi, ku kishin marrë shtetësi tjetër, e kishin të vështirë të rivendoseshin në Itali; nga ana tjetër të huajt që vinin në Itali po kërkonin gjithnjë e më shumë të kishin statusin "civitatis" (shtetësinë) dhe u pa që neni 10 i Kodit Civil 1865 ishte i papërshtatshëm pasi parashikonte dhënien e shtetësisë të huajve përmes një akti vetëgjykimor të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv pa vënë kushte lidhjeje mes individit dhe Italinë, pa kërkuar as rezidencën. Ndaj, ashtu si në vende të tjera të Europës që modifikonin ligjet për marrjen, heqjen dhe rimarrjen e shtetësisë, edhe Ligjvënësi italian nxori një ligj mbi emigracionin (e italianëve) në vitin 1901 dhe më pas, në vitin 1906 një tjetër mbi natyralizimin që favorizonte ata që kishin lidhje me Italinë.

Por i pari ligj organik mbi shtetësinë italiane është ai i 13 qershorit 1912, nr. 555 që hyri në fuqi në 1 korrik të të njëjtit vit. Ky ligj nuk mund të mos ndikohej nga konceptimi i atëhershëm i marrëdhënieve familjare i formuar gjatë shekullit të XIX, që i njihte burrit një pozitë absolutisht superiore në krahasim me gruan. Një tjetër parim që përshkonte ligjin e vitit 1912 i përgjigjet unicitetit të shtetësisë së bërthamës familjare, kështu që burri-baba përfaqësonte subjektin juridik, shtetësia e të cilit përcaktonte atë të të gjithë familjes. Nëse e humbte apo e merrte ai, e humbnin apo e merrnin edhe famijët dhe gruaja e tij. Ligji karakterizohej edhe nga fakti që një sërë normash dhe automatizmash përcaktonin marrjen, heqjen apo rimarrjen e shtetësisë pa marrë parasysh dëshirën e të interesuarit.

Pas ligjit nr. 555 të 13.06.1912, ishin nxjerrë edhe ligje të tjera, sidomos pas vitit 1975 (ligji nr. 151\1975, ligji nr. 123\1983) që i përshtatnin të parin sentencave të famshme të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me njohjen e të drejtave të barabarta mes burrit dhe gruas si dhe njohjen e vullnetit të lirë të njerëzve në procesin e marrjes apo të heqjes së shtetësisë.

Megjithatë, ligji i 1912-tës, me të metat e të mirat e tij, edhe pse i integruar me ligjet e lartpërmendura, solli në legjislacionin italian një sistem homogjen e koherent që mbeti në fuqi për plot tetëdhjetë vjet deri në ardhjen në fuqi më 16 gusht 1992 të ligjit aktual mbi shtetësinë nr. 91 i 5 shkurtit 1992, i quajtur nga vetë ligjvënësi "Ligj Organik".

Sado novator, ligji i vitit 1992 nuk solli asnjë thyerje të parimeve bazë të ligjit pararendës, përkundrazi mund të shihet si vazhdimësi e natyrshme e tij. Vazhdimësia mund të shihet për shembull në mbizotërimin e parimit të ius sanguinis, të të drejtës së gjakut, për marrjen e shtetësisë, ndërsa ius soli, e drejta e truallit, ka karakter anësor, njësoj si në ligjin e 1912-tës. Mundësia e mbajtjes së shtetësisë së dyfishtë, që sidoqoftë është një nga elementët më novatorë të ligjit aktual, ishte e pranishme edhe në ligjin pararendës që u lejonte kategorive të caktuara italianësh të mbanin shtetësinë edhe pse merrnin një tjetër me qëllim që të ruheshin lidhjet me mëmëdheun për fëmijët që lindnin në një tjetër shtet nga prindër italianë që atje ishin emigrantë (neni 7 i ligjit 555). Për më tepër ligji aktual favorizon ish italianët (këta edhe pa u kthyer fare në Itali) apo brezat e dytë e të tretë të tyre të mërguar të rifitojnë apo të marrin shtetësinë italiane, por nga ana tjetër, për një kohë të gjatë, nuk ua ka lejuar shtetësinë e dyfishtë një pjesë të mirë të të huajve që kanë zgjedhur Italinë si vendin e tyre të dytë. Në fakt për një keqinterpretim të ligjit, me një dekret i ministrisë së Brendshme i 22 nëntorit 1994, vendosej që të huajt të cilët kërkonin shtetësinë italiane për natyralizim të paraqitnin përveç dokumenteve të tjera edhe 'çertifikatën e heqjes dorë nga shtetësia e parë'. Kështu që praktikisht, edhe pse ndryshe nga ç'parashikonte ligji, përveç atyre që martoheshin me shtetas italianë, që birësoheshin nga italianë, apo që u jepej shtetësia për merita të veçanta, të gjithë të tjerët që kishin vendosur të jetonin e të punonin në Itali, për të marrë shtetësinë italiane, veç të tjerash, duhet të hiqnin dorë nga ajo e vendlindjes, edhe kur vinin nga vende që e lejonin shtetësinë e shumëfishtë. Dekreti ministerial ka qenë në fuqi deri rreth shtatë vjet më parë kur, me një tjetër dekret të Ministrisë së Brendshme të datës 7 tetor 2004, u shfuqizua.

Një tjetër dallim ligjvënësi e bën në lidhje me periudhën e nevojshme të rezidencës për marrjen e shtetësisë sipas statusit të kërkuesit. Kështu, nëse kërkohen të paktën dhjetë vjet rezidencë të ligjshme në territorin italian për shtetasit jokomunitarë, mjaftojnë vetëm tre për pasardhësit e shkallës së dytë të shtetasve italianë. Ligji në fuqi, edhe pse i vitit 1992 kur kishte nisur të ndihej disi ardhja e të huajve që nuk kishin asnjë lidhje të mëparshme me Italinë, sot thuajse nuk i përgjigjet aspak dukurisë gjithnjë e më të spikatur të imigracionit. Pra ligji në fuqi, edhe duke e krahasuar me ata të shteteve të tjera të BE-së, për aspekte të caktuara duket se është i paaftë t'i përgjigjet plotësisht kërkesës së re të integrimit që rrjedh nga dukuria e fuqishme dhe e re për Italinë e imigracionit. Në fakt ai mbizotërohet nga transmetimi i pakushtëzuar i shtetësisë sipas parimit të ius sanguinis, duke trajtuar si diçka të dorës së dytë fitimin e statusit të qytetarit italian sipas parimit të ius soli, në një kohë kur Italia prej vitesh nuk është më vend emigracioni por imigracioni.

Ndryshime të ndjeshme në marrjen e shtetësisë ka sjellë në veçanti paketa e sigurisë e miratuar në vitin 2009. Pikat kyçe të saj (që në të vërtetë quhet ligji nr. 94 i 15 korrikut 2009 "Dispozita në çështjet e sigurisë publike") janë padyshim shtrëngimet për emigrantët, veçanërisht për të rregulltit. Dhe nga këto shtrëngime, ato që kanë të bëjnë me shtetësinë janë ndër më të rëndat dhe që sjellin ndryshime thelbësore në ligjin për marrjen e shtetësisë.

Para ardhjes në fuqi të këtij ligji (më 8 gusht 2009), bashkëshorti i huaj i shtetasit italian mund të paraqiste kërkesë për marrjen e shtetësisë për martesë pas gjashtë muajve rezidencë në Itali (pra me regjistrim në zyrën e Gjendjes Civile) nga data e lidhjes së martesës. Madje, nëse më pas ndodhte ndarja e bashkëshortëve, praktika për njohjen e shtetësisë shkonte përpara, pasi ishte e mjaftueshme - nga çka parashikonte ligji në fuqi - që kushtet të plotësoheshin vetëm në çastin e paraqitjes së kërkesës gjë që u jepte të interesuarve njëfarë "të drejte të fituar". Me ndryshimet e fundit të ardhura në fuqi më 8 gusht 2009 është zgjatur koha e martesës pas së cilës shtetasi i huaj mund të paraqesë kërkesë për shtetësi për martesë me shtetas italian. Nga gjashtë muaj kalohet në dy vjet rezidencë, por ky afat përgjysmohet në rast se çifti bëhet me fëmijë, qofshin këta edhe të adoptuar. Nëse pas paraqitjes së kërkesës në Prefekturë për njohjen e shtetësisë italiane ndodh ndarja apo zgjidhja e martesës, praktika e shtetësisë hidhet poshtë, pasi normat e reja përcaktojnë që martesa duhet të jetë e tillë deri në çastin e njohjes së shtetësisë nga Ministria e Brendshme.

Me ligjin për sigurinë është futur gjithashtu edhe kontributi prej 200 eurosh për të gjitha kërkesat për shtetësi (për cilindo motiv qofshin) që paraqiten nga 8 gushti 2009 e këtej, edhe pse vështirë të gjesh një lidhje mes kontributit që duhet të paguajnë të huajt dhe sigurisë së vendit, por kjo është tjetër histori.

Përgatiti  Keti Biçoku