Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Më 3 maj, këngëtarja fituese e The voice of Italy 2013 do të japë koncert në qytetin e saj, Shkodrën. Spektakli është sponsorizuar nga AssoAlbania dhe ministria e Mirëqenies sociale dhe Rinisë.

Romë, 2 maj 2014 - Elhaida Dani, fituesja e edicionit të parë të The Voice of Italy, e ndjekur dhe e votuar nga mijëra shqiptarë në Itali, vajza nga Shkodra që ka patur fatin të këndojë së bashku me Patti Smith, Elisa, Allevi dhe shumë yje të tjerë të muzikës ndërkombëtare, këtë të shtunë do të japë koncert pikërisht në vendlindjen e saj, në teatrin Migjeni në Shkodër. Koncerti do të ketë praninë e një tjetër talenti tjetër të kthyer nga Italia të mirënjohur në Shqipëri, Alban Skenderaj, i gjithi i shoqëruar me Keli Band.

Ky spektakël është bërë i mundur nga AssoAlbania, shoqatë e sipërmarrësve shqiptarë në Itali, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Shoqata AssoAlbania, përmes evenimenteve të tilla, dëshiron të ndihmojë talentet e ndryshme që po spikasin në botë në art, sport e fusha të tjera të jetës, dhe të bëhet për ta një urë lidhëse me Shqipërinë.