Masakër në Nicë të Francës. 84 të vdekur, mbi 100 të plagosur - Shqiptari i Italisë

Evropë
Një kamion i madh hyn me shpejtësi në shëtitoren kryesore të qytetit e shtyp me dhjetëra persona të mbledhur për të festuar

Nicë, 15 korrik 2016 – Terror dhe tragjedi ka përjetuar mbrëmë Franca,  pikërisht ditën e Festës Kombëtare të saj. Në Nicë, në shëtitoren ‘’Des Anglais’’, një kamion i madh është futur në një zonë këmbësorësh e ka ecur për dy kilomentra me shpejtësi në mes të një turmë të madhe njerëzish të mbledhur në qendër të qytetit për të parë fishekzjarrët e hedhur me rastin e Festës.

Sipas të dhënave më të fundit nga burime zyrtare flitet për 84 të vdekur dhe për mbi 100 të plagosur.

“Kamionisti u vra”, deklaroi zevendesprefekti i qytetit te njohur alpin.

“E pashe vdekjen me sy, nderkohe qe kishte te vdekur gjithandej. Kamioni ishte rreth 15 metra i gjatë dhe ecte me 80 kilometra në orë”, tha nje prej deshmitareve ne ngjarje.

Presidenti francez, Francois Hollande ka lënë Avignone për të udhëtuar urgjentisht drejt Parisit ku ka thirrur edhe kryeministrin Valls dhe ministrin e brendshëm Cazeneuve e ka mbledhur menjëherë qendrën e krizave në ministrinë e brendshme.

“Karakteristikat terroriste të sulmit të djeshëm në Nicë nuk mund te mohohen”, deklaroi sot presidenti francez, Francois Hollande per atentatin e djeshem. “Gjendja e emergjencës, e vendosur pas ngjarjeve të nëntorit të vitit të shkuar, do të zgjatet edhe tre muaj përtej datës së skadences, me 26 korrik’’, theksoi kreu i shtetit francez.