Kosovë. Komisioni evropian do të rekomandojë sot liberalizimin e vizave - Shqiptari i Italisë

Evropë
Vendimi në mesditë

Prishtinë, 4 maj 2016 – Kjo e sotmja mund të jetë një datë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Komisioni Evropian pritet të rekomandojë nëse Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave me Bashkim Evropian.

Rekomandimi është shpallur në rendin e ditës, në pikën e 14 dhe 15. Në pikën e 14 pritet që komisioni të deklarohet, nëse Kosova ka përmbushur kushtet.

Vendimi do të jepet rreth mesditës, pas një diskutimi të kolegjiumit të komisionerëve lidhur me çështjen bazë: a i ka plotësuar shteti më i r ii Evropës standardet për t’i njohur liberalizimin e vizave.

Këtë deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andrevas, kur tha: “kolegjiumi i komisionerëve nesër do të diskutojë situatën e fundit të Kosovës lidhur me plotësimin e standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën”. Dhe sipas saj, vendimi pozitiv është i pashmangshëm nëse të gjitha standardet janë plotësuar.