I-tigi, Këngë për Ustikën - Shqiptari i Italisë

Itali

Dhjetëra libra, një film (Il Muro di Gomma, i Marco Risi-t, 1991) dhe sidomos një spektakël teatral "I-Tigi, Këngë për Ustikën, Tragjedi për rrëfyes dhe kor" i Marco Paolinit, është një rindërtim mahnitës i gjithë fakteve, kontradiktave, gënjeshtrave e përgënjeshtrimeve që kanë shoqëruar në 25 vjet kërkimin e të vërtetës së Ustikës pa i gjetur kurrë fajtorët.

Spektakli i Paolinit, i bazuar në librin e Del Giudice-s "Staccando l'ombra da terra" rindërton rrjetën e pabesueshme të merimangës që ka mbështjellë fatin e 81 viktimave të Ustikës. Përveçse një hetim gazetaresk i shkëlqyer, është edhe një spektakël teatral emocionues. Kaseta e spektaklit dhe libri shoqërues janë botuar nga Einaudi dhe mund të gjehen në çdo librari.  Fragmenti përbri është shkëputur nga spektakli i Paolinit.

Shkurt, në avion ishin: një dentist, një tregtar mishi, ishte një studente e vitit të fundit për gjuhë të huaja e Univeristetit të Padocvas, një mësuese e shkollës së mesme, ishte një avokate, një argat bujqësie, një karabinier me liridalje... pastaj ishin dy nëpunës të Ministrisë së Financës, ishte një inxhinier, disa pensionistë, një gazetar i "Lotta continua", një komisioner ndërmarrjesh për prodhim ëmbëlsirash, një fotograf ambulant, drejtuesi i punishteve të prodhimit të akulloreve Nevada; një tjetër tregtar, ishte një e diplomuar në inxhinieri bërthamore, një agjent këmbimi, një agjent tregtar, një agjent i rendit publik, një nëpunës i spitalit ushtarak të Palermos, një nëpunëse e Hotel De Palm, një piastrelist, një argate bujqësore përkohësisht babysitter, një tjetër karabinier në liridalje, një agjent sigurimesh, një sipërmarrës ndërtimi, një punëtor krahu ndërtimi, pastaj ishte një llogaritar, një gjeometër, ishin disa studentë universiteti, një farmaciste, një pronare hoteli, e pastaj një punonjës i kualifikuar metalmekanik, pensionistë të tjerë. Po, pastaj ishte një profesoreshë e analizës matematike dhe një studente me bursë edhe ajo për matematikë e ishte edhe një tregtar stofrash, e ishin edhe dy teknikë të Snam Projekte-ve. Një komisioner tjetër, posi, e pastaj një shef zyre banke dhe një nëpunëse banke, pastaj ishte dhe një marshall i Guardia di Finanza-s në pension, pastaj ishin 13 fëmijë, nga të cilët dy foshnje, të gjithë në pritje të së ardhmes e të punësimit në jetë, një hos stjuardesë, një ndihmëse fluturimi, një komandant pilot edhe një bashkë-pilot oficer i parë në detyrë. Mua ky avion më duket si tren, me tërë këto zanate...

Nga I-Tigi, Canto per Ustica, di Marco Paolini, Daniele Del Giudice
Un video di 150' con il libro «Quaderno dei Tigi» Edizioni Einaudi.

Lexo edhe Tragjedia e Ustikës, betejë në qiej