Kthimet vullnetare të ndihmuara, 12 milionë € për të kthyer 3.000 migrantë - Shqiptari i Italisë

Itali
Financohen nga ministria e Brendshme projektet e organizatave dhe enteve vendore. Renditja

Romë, 11 maj 2016 – Quhet “Kthim Vullnetar i Ndihmuar” dhe u leverdis qoftë Italisë, qoftë të huajve që nuk arritën të realizojnë projektin e tyre, e kanë arritur deri aty sa të humbasin edhe të drejtën e qëndrimit.

Projekti “Kthim Vullnetar i Ndihmuar” parashikon pagesën e biletës së kthimit, një shumë të vogël për nevojat e para dhe mbi të gjitha një mbështetje të personalizuar për ri-integrimin e të kthyerit në Atdhe. Në ç’mënyrë? Për shembull duke hapur një aktivitet të vogël apo duke i hyrë një profesioni të ri pasi të ketë ndjekur një rrugë formimi profesional.

Këtë mund të përfitojnë rreth 3 mijë migrantë falë 5 projekteve të “Kthimit Vullnetar të Ndihmuar” të financuar nga ministria e Brendshme italiane me 11,6 milionë euro nga Fondi Evropian i Azilit, Migrimit dhe Integrimit (FAMI).

Renditja përfundimtare e pesë projekteve fituese që do të financohen sapo është botuar dhe janë të mëposhtmet:

OIM - Organizata Ndërkombëtare për migrimet me projektin “Ristart – Ritorno sostenibile attraverso il supporto alla reintegrazione” – financimi 8.000.000,00 €

CIR - Këshilli Italian për Refugjatët me projektin “Integrazione di ritorno 3” – financimi 1.079.988,84 €

CIES ONLUS me projektin “Ermes 2” – financimi 939.922,00 €

GUS - Gruppo Umana Solidarietà G. Puletti me projektin “Back to the future” – financimi 800.000,00 €

Comune di Giugliano in Campania (NA) me projektin “Interventi di ‘Ritorno volontario assistito’ e reintegrazione per cittadini di paesi terzi” – financimi 800.000,00 €.

Lexo renditjen e plotë