Lidhjet civile, u hapet rruga kërkesave për shtetësinë italiane - Shqiptari i Italisë

Itali
Edhe të huajt me partnerë italianë mund të marrin shtetësinë. Nga 11 shkurti mund të aplikojnë online në portalin e ministrisë së Brendshm

Romë, 9 shkurt 2017 – Populli italian shtohet edhe me ata që shtetësinë e marrin për arsye dashurie. E më në fund, edhe në Itali nuk ka më rëndësi nëse dashuria është mes dy personave të të njëjtës gjini apo të gjinive të ndryshme. Në fakt, falë ligjit të miratuar pranverën e shkuar, shtetësisë për martesë i është shtuar edhe shtetësia për arsye të “lidhjes civile” mes personave të të njëjtës gjini.

Një i huaj apo e huaj që ka lidhje civile me një italian apo italiane mund të bëhen shtetas italianë. Kërkesa, njësoj si për shtetësinë për martesë, mund të paraqitet dy vjet pas celebrimit të lidhjes nëse çifti jeton në Itali, pas tre vjetëve nëse çiti jeton jashtë.

Në Itali, lidhjet civile janë të mundura vetëm prej pak muajsh dhe asnjë nga çiftet që kanë celebruar në Itali lidhjen e tyre, nuk e përmbush akoma kriterin e kohës për të kërkuar shtetësinë. Por ligji i ri u hapi rrugën edhe njohjeve të çifteve homoseksuale të lidhura në vende të tjera ku mundësia ekzistonte prej vitesh. Pra, ka që tani nga ata që mund të kërkojnë shtetësinë sepse janë të lidhur me shtetas italianë prej vitesh (edhe pse ligji italian vetëm muajt e fundit ua njohu lidhjen e të drejtat e detyrimet që rrjedhin prej saj).

Më 11 shkurt, kur të hyjnë në fuqi edhe aktet nënligjore të nevojshme për aktualizimin e plotë të ligjit mbi lidhjet civile, portali i Ministrisë së Brendshme do t’i përshtatet risisë. Nga ajo ditë, konfirmon një shënim i ministrisë, “do të jetë e mundur të nisen online kërkesar e shetësisë italiane edhe për lidhjet civile mes personave të të njëjtës gjini”.

Stranieriinitalia.it/Shqiptariiitalise.com

Lexo edhe:
Lidhjet civile. Italia ka më në fund ligjin që u njeh të drejtat edhe çifteve gay
Çiftet gay për imigrantët? Nënkuptojnë edhe lejeqëndrim e shtetësi