Papa Françesku autorizon Lumnimin e 38 martirëve shqiptarë - Shqiptari i Italisë

Itali

Vatikan, 27 prill 2016 - Papa Françesku autorizoi sot dekretin për shpalljen të Lumë të 38 martirëve shqiptarë, që u dënuan dhe u persekutuan padrejtësisht nga regjimi komunist.

Lajmi bëhet i ditur nga Zyra e shtypit e Vatikanit që thotë se gjatë audiencës që Papa i ka dhënë kardinalit Amato, Prefekt i Kongregatës për Shenjtërit, ka autorizuar publikimin e dekretit “për shpalljen të Lumë të Shërbëtorit të Hyjit Vinçenc Prennushi të Urdhrit të Fretërve të vegjël, dhe të 37 shokëve, martirë të vrarë mes viteve 1945 e 1974 gjatë regjimit komunist”.

27 prilli 2016 do të jetë ditë e shënuar për Kishën dhe për mbarë popullin shqiptar. "38 martirët e parë shqiptarë, të vrarë gjatë komunizmit në periudhën 1945-1974, për të cilët prej vitesh ishte hapur çështja e kanonizimit kishtar, tani njihen nga Papa dhe Selia e Shenjtë si të Lumë të martirizuar për shkak të fesë në Krisht. Kjo do të thotë se pas procesit kanonik në nivelin dioqezan për të verifikuar martirizimin e tyre për shkak të fesë në Jezu Krishtin, ka përfunduar edhe procesi në pranë Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Shenjtorët” thotë Radio Vatikani.

Lexo edhe:
Kush janë 38 martirët e krishterë shqiptarë
Nënë Tereza do të shpallet Shenjte më 4 shtator 2016
Shenjtërimi i Nënë Terezës. Rama: “Uratë për lumturimin e 40 martirëve shqiptarë”
Dëshmitë e Dom Ernest Simonit dhe Motër Maria Kaletës prekin Papën