Shtetësia. “Mjaft diskriminime, menjëherë reformën për bijtë e imigrantëve" - Shqiptari i Italisë

Itali
“Parlamenti të korrigjojë diskriminimin që u bëhet brezave të dytë”. Thirrja e mediave misionare dhe e shoqatave që merren me imigracionin

Romë, 16 maj 2016 – Nevojitet një “akt drejtësie”  kundër “diskriminimit” që godet brezat e dytë. Parlamenti të miratojë sa më shpejt reformën e shtetësisë, që aktualisht ka ngecur në Senat, që t’u japë “një sinjal të rëndësishëm mëse 1 milion të rinjve me origjinë të huaj që jetojnë në një gjendje paqëndrueshmërie ekzistenciale, që ndihen italianë, por që, për ligjin, të tillë nuk janë”.

“Është apeli (në vijim teksti i plotë) që bën shtypi misionar dhe të tjera shoqata të angazhuara në temat e imigracionit. “Mundësia e marrjes së shtetësisë – nënvizojnë nismëtarët – është e vetmja rrugë që do t’u lejojë bijve të migrantëve të konsiderohen me të drejta e detyrime të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre, bij italianësh”.

“Në përputhje me fushatën “Italia jam edhe unë”, të mbështetur nga shumë organizata të shoqërisë civile, nga ne përfaqësuesit e shtypit misionar dhe shoqata të angazhuara në të drejtat e migrantëve, i kërkojmë parlamentit italian të mbyllë pa u vonuar më rrugëtimin e reformës së ligjit të shtetësisë që shtrin të drejtën e shtetësisë të huajve të lindur në Itali. Në mënyrë të veçantë, i drejtohemi Presidentes së Komisionit për Çështjet Kushtetuese, Anna Finocchiaro, që të vendosë sa më parë datën për të paraqitur në Senat projektin e miratuar në Dhomën e Deputetëce që në tetor 2015, që të miratohet përfundimisht.

Legjislacioni në fuqi, i bazuar mbi lidhjet e gjakut, garanton të drejtën e shtetësisë nipave të një gjyshi o gjysheje italiane, edhe pa shkelur asnjëherë në Itali. Kjo është një arsye më shumë, për të konsideruar të drejtë e të duhur, që e njëjta e drejtë t’u njihet imigrantëve të brezit të dytë, të lindur e të rritur në vendin tonë, që sot janë të detyruar të presin deri sa të mbushin 18 vjeç para se të mund të marrin shtetësinë italiane. Objektivi i reformës së ligjit 91 të vitit 1992 është t’u sigurojë bijve të migrantëve të lindur në Itali (ius soli) apo pas ndjekjes së shkollës (ius culturae), të drejtën e të qenit italianë.

Miratimi i ligjit të ri – jemi të sigurtë – do t’u japë një sinjal të rëndësishëm mëse një milion të rinjve me origjinë të huaj që jetojnë në një situatë paqëndrueshmërie ekzistenciale, që ndihen italianë, por që të tillë nuk janë për ligjin. Falë kësaj normative, më shumë se gjysma e tyre, me një prind që ka lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë, mund të përfitojë menjëherë nga reforma. Marrja e shtetësisë është e vetmja rrugë që u lejon bijve të imigrantëve të konsiderohen njësoj si bashkëmoshatarët e tyre italianë, për sa u përket të drejtave dhe detyrimeve.

Si qytetarë italianë, konsiderojmë miratimin e ligjit të ri mbi shtetësinë e të huajve një akt drejtësie që Parlamenti ynë duhet të bëjë për të korrigjuar një diskriminim që penalizon vëllezërit e motrat tona imigrantë të brezit të dytë”.

Për të mbështetur apelin i duhet shkruar atë Gigi Anataloni-t në segreteria.fesmi[at]gmail.com

Nismëtarët e apelit janë:

Federazione Stampa Missionaria Italiana (Fesmi), segretario Gigi Anataloni  
Nigrizia, direttore Efrem Tresoldi 
Missione Oggi, direttore Mario Menin 
Cem Mondialità, direttore Antonella Fucecchi 
Emi, direttore Lorenzo Fazzini
Missionari Saveriani, direttore Filippo Rota Martir
Africa, direttore Marco Trovato
Missioni Consolata, direttore Gigi Anataloni 
Mondo e Missione, direttore Giorgio Licini
Il Missionario, direttore Paolo Bagatelli
ComboniFem, direttore Paola Moggi 
Andare alle genti, direttore Gloria Elena López 
Centro studi immigrazione (Cestim) – presidente, Carlo Melegari
Centro Astalli, presidente Camillo Ripamonti 
Migrantes diocesi di Verona, direttore Giuseppe Mirandola