Tre anije të mbytura në një javë, masakër në Mesdhe - Shqiptari i Italisë

Itali
Sipas UNHCR, viktimat mund të jenë 700. Të premten u fundos një anije me qindra persona në bord: "Tërhiqej nga një tjetër, fuste ujë, kapiteni preu kordonin"

Romë, 30 maj 2016 - Deri shtatëqind emigrantë mund të kenë vdekur javën e kaluar me mbytjet e anijeve ujërat përpara Libisë. Kësaj i trembet UNHCR, Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, frikë e bazuar mbi dëshmitë e të mbijetuarve. "Situata është kaotike", thotë Federico Fossi, zëdhënës i UNHCR-së, “Nuk jemi të sigurtë për shifrat, por kemi frikë se deri në 700 njerëz kanë humbur jetën në tre anijembytjet e kësaj jave", 500 prej të cilëve në mbytjen e vetëm një anijeje.

Rreth 500 emigrantë konsiderohen të zhdukur që nga mbytja mëngjesin e së enjtes në brigjet e Libisë të një anijeje peshkimi në të cilën ishin ngjeshur. Sipas të mbijetuarve, të paktën dyzet fëmijë – përfshirë edhe foshnje – rezultojnë mes të zhdukurve. Njëqind emigrantë të tjerë konsiderohen të zhdukur nga fundosja e një tjetër anijeje. Marina ushtarake njoftoi të premten në mbrëmje se ka gjetur 45 trupa të migrantëve pas mbytjes së fundit të një anijeje në Mesdhe dhe bilanci mund të jetë akoma më i keq për numrin e madh të njerëzve të zhdukur. Të mbijetuarit, të çuar në portet italiane të Tarantos dhe Pozzallos, kanë thënë UNHCR dhe OJQ-në Save the Children se anija e tyre u mbyt në det të hapur.

Giovanna Di Benedetto, zëdhënëse e Save the Children në Sicili, dhe tregoi se është e pamundur që shifrat të mund të verifikohen, por shtoi se të mbijetuarit kanë thënë se rreth 1.100 njerëz kishin hipur në Sabratha, Libi, në bordin e dy anijeve të peshkimit dhe një barke të vogël indiane.
"Anije e parë, e cila mbante 500 njerëz, tërhiqte të dytën, në të cilën kishte po aq njerëz” tha, "Por anija e dytë filloi të përmbysej, disa njerëz u përpoqën të arrinin me not tek e para, të tjerë u kapën në kordonin që i mbante lidhur. Sipas të mbijetuarve, kapiteni i anijes së parë, një sudanez, ka prerë kordonin, dhe mjeti i dytë lundrues u përmbys menjëherë". Kapiteni sudanez u arrestua me të mbërritur në Pozzallo bashkë me tre të tjerë që dyshohet të jenë trafikantë.