40-vjeçari humb jetën në det, ndërsa kalonte ditën në plazh me të birin - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Altin Xhihanin e gjetën pa jetë rreth 50 metra nga bregu, pas alarmit të dhënë nga i biri që nuk po e shihte të dilte nga uji

Romë, 1 gusht 2016 - Duhet të ishte një fundjavë e gëzueshme e kaluar në plazh me familjen, por përfundoi si mos më keq për 40-vjeçarin Altin Xhihani. Rreth orës 18 të të shtunës së shkuar e gjetën të mbytur rreth 50 metra nga bregu në plazhin Caorle në provincën e Venecias ku ishte me të birin e mitur.

Ka qenë pikërisht djali që ka dhënë alarmin pasi ka parë të atin të futej në ujë për një banjë e të mos dilte më.

Mendohet se një problem shëndetësor i ka shkaktuar vdekjen në det.

40-vjeçari Altin Xhihani jetonte prej vitesh në komunën e Motta di Livenza të Trevisos.