Aksidenti i rëndë në kantier i merr jetën punëtorit - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Një copë hekuri i ka rënë në kokë dhe i ka marrë jetën Sherbet Bashmetës, 48 vjeç

Romë, 23 janar 2012 – Një aksident i rëndë në një kantier ka ngjarë sot rreth orës 13 në Calcio të Bergamos ku ka humbur jetën karpentieri Sherbet Bashmeta, 48 vjeç.

Bashmeta po drejtonte manovrën e një vinçi që po zhvendoste disa elementë të mëdhenj ndërtimi. Nga një prej këtyre elementëve është shkëputur një copë hekuri e gjatë dy metra që e ka goditur në kokë Bashmetën. Edhe pse e kishte kaskën mbrojtëse, goditja ka qenë kaq e fortë sa ka vdekur në vend.

E menjëhershme ndërhyrja e ndihmës së shpejtë dhe e karabinierëve që kanë pezulluar punën në kantier.

Bashmeta, prej vitit 1995 jetonte në Chiari me familjen. Lë pas të shoqen e tre fëmijë 13, 18 dhe 20 vjeç.