Armë, drogë dhe tritol nga Shqipëria. Tetë arrestime - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Operacioni në mbarë Italinë në kuadrin e hetimeve të çuara përpara nga DDA e Barit

Romë, 30 maj 2016 - Tetë arrestime janë bërë mëngjesin e sotëm nga Guardia di Finanza në mbarë Italinë gjatë një operacioni të quajtur Illiria për shkatërrimin e një bande italo-shqiptare që merret me trafik armësh e lëndësh narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ky është i dyti operacion i një hetimi të gjatë të Drejtorisë Distriktuale Antimafia (DDA) të Barit që bashkë me të parin ka sjellë sekuestrimin e mëse një ton marihuanë, një kallashnikov, 47 krehëra të blinduar dhe 170 fishekë dhe 4,5 kg tritol.