Arrestohen dy 45-vjeçarë për 5 kuintalët e drogës të gjetur të dielën në bregdet - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Karabinierët e Lecces kanë arrestuar Krenar Dulellarin e Renato Hoxhajn. Akuzohen të jenë skafistët që të dielën kanë transportuar e më pas braktisur 535 kg marijuanë buzë detit në Gagliano del Capo

Gagliano del Capo – Për forcat e rendit, janë dy shqiptarë, 45 vjeçarët Krenar Dulellari e Renato Hoxhaj, skafistët që kanë sjellë në brigjet e Lecces rreth 550 kg murijuanë, sasi që u gjet mëngjesin e të dielës e braktisur në Gagliano del Capo. Duket se atë mëngjes disa dëshmitarë i kanë parë të largohen me ngut nga bregu në brendësi të fshatit.

Në fakt të dielën, pasi zbuluan sasinë e madhe të drogës, karabinierët ishin të bindur që diku aty pranë duhet të kishte ndonjë prej trafikantëve, ndaj kanë kontrolluar imtësisht të gjithë zonën deri sa kanë ndaluar dy shqiptarët. Mbi ta rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.