Arrestohen dy binjakë për trafik droge. Hiqeshin si një person e vetëm - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Karabinierët e Firences kanë arrestuar dy binjakë shqiptarë për trafik kokaine. Falë ngjashmërisë së madhe mes tyre, alternoheshin në takimet me klientët  duke u hequr si një person i vetëm, me emrin Xhimi

Romë, 17 janar 2012 – Karabinierët e Firence Oltrarno për shumë kohë ishin të bindur se po ndiqnin një shpërndarës droge shqiptar, me emrin Xhimi. Në të vërtetë, dhe këtë e kanë kuptuar pas shumë ndjekjesh e përgjimesh në qendrën e Firences, u binin pas dy vëllezërve binjakë (emrat e tw cilwve nuk bwhen tw ditur) që falë ngjashmërisë mes tyre hiqeshin si një person i vetëm, me emrin Xhimi. Dje u janë vënë hekurat që të dyve me akuzën e shpërndarjes së drogës.

Sipas karabinierëve që kanë ndjekur njërin apo tjetrin prej Xhimëve, këta u shitnin kokainë sipërmarrësve dhe tregtarëve, dhe klientëve u paraqitej njëherë njëri njëherë tjetri, duke thënë gjithnjë se ishte Xhimi.