Arrestohet një shqiptar për favorizim të trafikut të klandestinëve - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Vinte me traget nga Greqia me një palestinez të fshehur në veturën e tij

Roma, 16 janar 2012 – Një kontroll i zakonshëm në portin e Barit, i kryer nga agjentëte Guardia di Finanza ka nervozuar një shqiptar 36 vjeç që vinte me tragetin “Aqua Hercules” nga Greqia.

Sjellja e tij e dyshimtë ka shtyrë agjentët t’i bëjnë një kontroll më të thellë veturës së tij me targa shqiptare e kështu kanë zbuluar se pas ndenjëseve të pasme ishte krijuar një hapësirë brenda të cilës ishte fshehur një shtetas palestinez. Shqiptari është arrestuar për favorizim të imigracionit klandestin ndërsa palestinezi është kthyer menjëherë mbrapsht.