Çështja Bledar Vukaj – Vetëvrasje apo vrasje? - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Nga arkivi i Botës Shqiptare
Jo, kjo nuk është një nga historitë e shumta të misterit që zenë faqet e para të gazetave italiane. Nuk është misteri i përjetshëm i Via Poma-s në Romë, një krim i kryer para pesëmbëdhjetë vjetëve e që ka shndërruar në detektivë gjysmën e gazetarëve e të lexuesve italianë që përpijnë me mijëra faqe çdo gusht-përvjetor të vrasjes së mistershme, nuk është as vrasja e një foshnjeje në një shtëpi fshati në Cogne ku ndonëse provat nuk i lenë shteg së ëmës së viktimës, emisioni më i rëndësishëm televiziv Porta a Porta i bën rindërtimin e vet rregullisht duke rrëmuar në çdo skutë të vendngjarjes me hetues privatë e në çdo skutë po aq të errët të mendjes me psikologë.

Këtu nuk ka karabinierë të RIS-it të veshur me të bardha kokë e këmbë, që hyjnë e dalin në vendngjarje me çantat në dorë e me telekamerat e shtypit përballë, alienë të shndërruar në personazhe telefilmash që zgjidhin misterin e fshehur pas shumë vitesh në një kokrrizë pluhuri ku ka mbetur një molekulë stërkale qurre nga teshtima e vrasësit. Këtu ka vetëm “çështja të arkivohet”. Këtu nuk ka të dyshuar. Këtu ka vetëm viktimë: Bledar Vukaj.

Më 24 mars 2003 Bledar Vukaj nuk do të kthehej më në shtëpinë e tij në Parma. Do ta gjenin 60 kilometra më tej, në Casalmaggiore të Cremonas. Koka përplasur mbi gurët buzë bregut të lumit Po, nën një urë tetëmbëdhjetë metra të lartë. Vetëm pak orë gjetjes hetuesit do të deklarojnë se pista më e mundshme e hetimeve për vdekjen e 22-vjeçarit shqiptar është vetëvrasja.

Rrethanat e vdekjes janë të dyshimta, por vetëvrasja mbetet teza e vleftshme për hetuesit gjatë gjithë kohës. Janë aq të bindur saqë gjykatësi e shpall të mbyllur çështjen dhe kërkon arkivimin e saj pas një viti. I kundërvihet familja e Bledar Vukajt e cila jo vetëm nuk i beson tezës së vetëvrasjes, por nëpërmjet avokatit, kërkon një hetim shtesë. Nuk është një kërkesë kuturu: i ati i Bledarit, Françesk Vukaj dhe avokati i tij kanë ndërtuar një dosje investigative që e bën gati të pavlefshme tezën e hetuesve duke nxjerrë elementë që mund t’i çojnë hetimet drejt versionit të vrasjes. Familja Vukaj thërret gjithashtu në ndihmë emisionin televiziv “Chi l’ha visto” i cili e ve çështjen e Bledarit mes faqeve të mistereve italiane, krahas çështjeve të pazgjidhura prej vitesh si ai i Emanuela Orlandit,  masakrës së Circeos, apo vrasjes së prostitutave në Toscana. Gjykatësit urdhërojnë hetimet shtesë që vijojnë për mëse një vit. Dy muaj më parë, në korrik, hetuesit kërkojnë sërish arkivimin e çështjes dhe mbylljen e saj me hipotezën më të besueshme për ta, vetëvrasjen. Ndonëse as pas hetimeve shtesë çështja nuk është aspak e qëruar. Përkundrazi.

“Nuk do të lejoj arkivimin e çështjes” thotë për “Bota shqiptare” Françesk Vukaj. “Drejtësia duhet të bëjë punën e saj deri në fund. Unë kam bërë pjesën time, po i tregoj se ku mund të rrëmojnë për të gjetur të vërtetën.”

E vërteta e Françesk Vukajt është në 15 faqet e dosjes investigative. Një punë prej profesionisti hetimesh, që nuk le jashtë asnjë element që mund të hedhë dritë mbi vdekjen e të birit. Dhe që ka brenda mjaft të dhëna, mungesa në hetime, trysni kërcënimesh nga jashtë që do të mjaftonin për të mos e asgjësuar çështjen me arkivim. E thënë troç, ka më shumë mistere kjo vdekje se shumë prej atyre çështjeve të tjera që shndërrohen në “gialli d’estate” e që vijojnë deri me zhvarrime kufomash pas dhjetëra vitesh.

Rindërtimi i ngjarjes nga “Bota shqiptare” duke u mbështetur bëshëm në dosjen e paraqitur në redaksi nga Françesk Vukajt nuk zëvendëson gjykatësit e nuk pretendon të japë sentenca, por të nxjerrë në pah pikëpyetjet. Puna investigative ndjek po të njëjtën rrugë si të hetuesve. Duke u nisur nga aty prej ku nisin të gjitha hipotezat investigative në shqyrtimin e një vdekjeje: figura e viktimës, rindërtimi i orëve të fundit të jetës së tij, vlerësimi i treguesve që mund të çojnë tek provat. E kështu me sërë.

“Luani me zemër engjëlli”

Është përshkrimi që i bën Bledar Vukajt trajneri i skuadrës së Futbollit Amerikan “Panthers” të Parmas ku Bledari luante si quarterback. Konsiderohej një nga yjet e futbollit amerikan. “Djalë i fortë e i barazpeshuar.” Nuk janë fjalët e zakonshme që thuhen për një njeri që nuk është më. Jo vetëm shokët e skuadrës që i ka përkushtuar tanimë një trofe sportiv me emrin e tij, por edhe të tjerët e përshkruajnë si djalë të qetë e të mbarë. 22 vjeç, kishte mbërritur në Parma me familjen që nëntë vjeç. Punonte në një fabrikë përpunimi mishi e, sipas të atit, gjysmën e rrogës e dorëzonte në shtëpi ndërsa gjysmën tjetër e shpenzonte për skuadrën dhe për të ndihmuar një familje në nevojë. Një djalë pa probleme, i shëndetshëm, sportiv e plot jetë. Në karakterin e viktimës nuk gjendet asnjë arsye që të bëjë të ngrejë krye një hipotezë për t’i dhënë fund jetës qëllimshëm. Por çuditërisht, edhe pse kanë mbështetur gjithnjë tezën e vetëvrasjes, asnjë prej hetuesve nuk ka kërkuar informacione nga familja mbi karakterin apo jetën e Bledarit.

Orët para vdekjes

Pasditen e vonë të 24 marsit 2003 Bledar Vukaj po shkonte në Stradella, pranë Parmës, për të takuar të afërmit e tij. Donte t’i tregonte një kopje të revistës American Football e cila i kishte kushtuar një artikull shqiptarit quarterback të Panthers-ave.  Në katër vjet që përdorte makinën Bledari kishte pasur vetëm një aksident.  Në një ditë të vetme, atë para se të zhdukej, do të pësonte dy njëherësh, brenda më pak se një ore. Dinamika e paqartë, për të mos thënë krejt e mistershme. Bashkë me aksidentet hyjnë në ngjarje edhe dy persona O. S dhe A.T.. Janë dy personat që sipas procesverbaleve ngisnin makinat që janë aksidentuar me atë të Bledarit.

Aksidenti i parë, 24 mars 2003, procesverbal  i lëshuar në Fontevivo, Carabinieri di Fontanellato. ora e përpilimit 19.15: “...gjatë një parakalimi të rrezikshëm më goditi në pjesën e përparme të majtë të makinës nga krahu i shoferit” deklaron O. S. Krahasuar me fotot e makinës së O.S.-së, këtu nis misteri i parë: makina e O.S-së, sipas dosjes së Vukajt që i shoqëron me foto, i kanë goditjet përgjatë krahut të pasagjerit.

Pas aksidentit Bledari nuk është ndalur, O.S. e ka ndjekur nga pas dhe do të shfaqet si dëshmitar okular edhe në procesverbalin e aksidentit të dytë, i ndodhur në një rreth-qarkullues pranë Ponte Taros. Edhe ky aksident, në dinamikën e përshkruar, ngre pikëpyetje mes deklaratave të lëshuara në vend e deklaratave të mëvonshme gjatë hetimeve. Për më tepër, bashkangjitur me verbalin e fundit,  del një verbal i përpiluar me dorë në orën 17.00, rreth dy orë para përpilimit të procesverbalit zyrtar. Procesverbali përmban deklarata spontane të A.T.-së dhe është i shkruar në një fletë të bardhë, pa kokë zyrtare dhe pa emër e nënshkrim të karabinierit që e ka përpiluar. Familjes Vukaj i është dashur kohë e këmbëngulje të shtjerë në dorë procesverbalet e dy aksidenteve. Dhe vetëm kur ka mësuar rastësisht mbi ekzistencën e tyre, pasi, në fazën e parë të hetimeve, asnjë prej gjykatësve nuk e ka parë të arsyeshme të hetojë personat që kanë parë Bledarin për herë të fundit. Vetëm gjashtë muaj më vonë, pas kërkesës së avokatit të familjes Vukaj, dy personat në fjalë janë marrë në pyetje.

Gjetja e Bledarit

I shtrirë, me kokën mbështetur mbi gurë të thepisur, dy duart mbledhur para fytyrës, njëra këmbë e zgjatur gati mbi ujë dhe tjetra e përkulur. Dy gurë të gjakosur dallohen mes të tjerëve, njëri më lart se ai ku Bledari ka mbështetur kokën. Mund vetëm ta përshkruajmë, e jo ta botojmë foton që i ati i Bledarit ka përfshirë në dosje, duke e nxjerrë nga një video të xhiruar nga karabinierët, por nis nga ai imazh i ndaluar sëra e boshllëqeve në hetim që rrit misterin e kësaj vdekjeje.

Nga procesverbali i karabinierëve “Trupi gjendej në zallinën e lumit... Nuk vumë re thyerje kockash dhe trupi dukej i shtrirë natyrshëm...”

Edhe për karabinierët Bledar Vukaj nuk ka aspak pamjen e atij që është hedhur nga tetëmbëdhjetë metra lartësi. Është 2.8 metra larg nga parapeti i urës, që të arrinte aty ku është gjetur duhej të dinte të fluturonte. Apo të jetë rrokullisur pasi ka rënë diku. Por asnjë gur përqark, përveç atyre pranë të cilëve shtrihet, nuk ka shenja gjaku. Ka thyerje në brinjë, në kafkë dhe në eshtrat e legenit por nuk ka asnjë thyerje në gjymtyrë. Ku ka të tjera shenja plagësh.

“Këtu i kanë dhënë një dru kokës”

“Nuk e preka kurrë kufomën dhe përshtypja mbi shtangëtinë e saj m’u krijua duke parë vështirësitë ndërsa po e bartnin.” Deklarata e mjekut të higjenës i thirrur nga karabinierët për të konstatuar vdekjen e trupit të gjetur do t’i mjaftonte për një vërejtje të rëndë nga urdhri i mjekut. Konstatim vdekjeje pa kontrolluar të vdekurin. Mjekja shkon edhe më tej duke shënuar, gjithnjë pa prekur kufomën, edhe orën e vdekjes  “8 deri 9 orë më parë”. Në deklaratën e saj mjekja vëren edhe se “nuk pashë gjak të kullojë. Gjaku ishte mpiksur.” .

Në videon e karabinierëvë, dy orë më pas, ndërsa trupi i Bledarit mbështillet në një qefin të bardhë për t’u futur në arkivolin transportues e për t’u mbartur në morg, duket qartë një njollë gjaku që kullon dhe njom qefinin.

Gjaku duhet të ketë vazhduar të kullojë edhe pasi trupi i pajetë i Bledarit është vendosur në tavolinën e mermertë të morgut. Një curril gjaku që ka dalë nga një plagë e vogël, si një brimë, në shpatullën e majtë. Trupi i Bledarit në fakt është i mbushur me plagë të vogla të çuditshme. Disa prej këtyre plagëve janë në formën e zemrës dhe dallohen shumë qartë në fotogramat që i ati i Bledarit ka nxjerrë nga videoja e karabinierëve. Por asnjëra nga këto plagë “të çuditshme” në formë zemre, nuk shënohet në autopsi.

Mbrapa kokës së Bledarit dallohen dy therje vertikale. Mund të jenë rezultat i një goditjeje pas një guri të thepisur me dy tehe, por edhe i një objekti tjetër. Askush nuk i krahason goditjet  me gurët e zallit ku është gjetur Bledari. Askush nuk pyet si është e mundur që një trup i hedhur nga 18 metra lartësi, si nga kati i gjashtë i një pallati, mbi gurë të thepisur nuk pëson plagë “të përshtatshme” me terrenin ku planditet. Autopsi e bërë me ngut e pakujdesi, si doktoresha që konstaton orën e vdekjes pa prekur kufomën? Rezultatet zyrtare të autopsisë përcaktojnë se “numri i plagëve të Bledarit pajtohet së miri me rënien nga një lartësi jo më e vogël se 10 metra”, porse është i kundërt mendimi i mjekut dhe i ndihmësit të tij ndërsa nisin autopsinë. Sipas dialogut të tyre në video “për të marrë tërë ato gërvishtje duhet të jetë rrokullisur, por meqë kishte gjak vetëm tek ai guri, nuk është rrokullisur”. Të dy ndihmësit i kthehen shpesh rrokullisjes mbi gurë si i vetmi shpjegim i plagëve në trupin e Bledarit. Dhe i vetmi kundër-argument është se në gurët përreth nuk janë gjetur shenja gjaku. Aq sa në një çast një prej ndihmësve shpall atë që mendon “Nuk paska fraktura... në duar, në gishta, në kyçe. Këtu i kanë dhënë një dru kokës.”.

Pas gjithë këtyre elementëve, i ati i Bledarit nuk e shpreh hapur por as nuk e fsheh të vërtetën që ai ka ndërtuar: Bledarin e kanë vrarë gjetkë e pastaj e kanë vendosur mbi gurë duke sajuar një skenë vetëvrasjeje.

Zhdukja e provave

Skenari i sajuar i vrasjes së të birit dhe frika mos vrasësit nuk do të gjenden kurrë me arkivimin e çështjes është çka e bën  Françesk Vukajn të mos dorëzohet para versionit të vetëvrasjes, të mos pranojë mënyrën si janë kryer hetimet, të kalojë kalvarin e tmerrshëm që duhet të jetë rishikimi i autopsisë së trupit të të birit 22-vjeçar. Është i bindur Vukaj, ashtu si edhe avokati i tij apo ndonjë gazetar i guximshëm i “La Voce di Parma” se e vërteta e vdekjes së Bledarit fshihet mes atyre “treguesve” që kurrë s’bëhen dot provë derisa dikush t’i hetojë thellë. E vetmja provë që mund të ndryshonte tërësisht hetimet nuk është hetuar. Është një tufë flokësh që Bledari ka në duar në momentin kur gjendet i vdekur “Duart gati të mbledhura mbi fytyrë... dhe ishin të lyera me gjak me shumë fije floku të ngjitura në duar.” shkruan procesverbali i karabiniervë me gjetjen e kufomës. Ishin të Bledarit apo të dikujt tjetër ato fije floku në duar? Dikush që vret veten duke u hedhur nga ura shkul më parë flokët dhe i mban në dorë apo ndoshta viktima mbante me vete një provë që të çonte tek identiteti i vrasësve? Pikëpyetje që do të mbeten të ngrehura. Asnjë hetim nuk është bërë mbi flokët që Bledari mbante në duar, ashtu siç nuk është bërë asnjë analizë mbi rrobat që kishte veshur në kërkim njollash gjaku të ndryshme nga të tijat. Asnjë hetim mbi makinën e tij, asnjë analizë mbi gurët e përgjakur. Që një ditë u zhdukën mistershëm.

U zhdukën pas gati një viti, pasi, ndoshta përbënin një provë për të kontrolluar nëse thepat e tyre përputheshin me plagët që kishin lënë në kokën apo në trupin e Bledarit. Hetuesit nuk e ndoqën atë vazhdë hetimi të bindur siç ishin për versionin e vetëvrasjes. Nuk ka qenë aq i bindur dikush tjetër i cili ka nxituar të zhdukë pikërisht ata gurë nga zalli sapo një trupë e emisionit “Chi l’ha visto”, e vënë në lëvizje nga kërkesa e Françesk Vukajt, është shfaqur në Casalmaggiore.

Kërcënimet me bombë e me fishek në zarf

Që dikush është tejet i interesuar që kjo çështje të mos thellohet më tej nuk duket vetëm nga zhdukja e gurëve. Të dy avokatëve të familjes Vukaj u mbërrijnë kërcënime për vdekje dhe “këshillime” për të mos u marrë me këtë çështje. Kërcënimin më të rëndë e merr avokati që po ndjek çështjen civile të aksidenteve, me postë i mbërrin një bombë, sipas policisë “e padëmshme”. Për këto ngjarje organet e rendit kanë hapur hetime të veçanta kundër “të panjohurve”. Për prokuroren e çështjes kërcënimet janë anësore dhe ndoshta nuk kanë lidhje me çështjen ndaj nuk janë të mjaftueshme për t’iu shtuar arsyeve që do të kërkonin vijimin e hetimeve.

Të gjithë këto fakte ndodhin në fakt ndërsa avokatët dhe familja Vukaj bëjnë të pamundurën që të mos lejojnë arkivimin e çështjes. Me kërkesën e dytë për arkivim të para dy muajve, Françesk Vukaj i drejtohet sërish shtypit me dosjen e tij. Para pak ditësh pikat e shtruara në dosjen e Vukajt i boton “La Voce di Parma”. Ndërsa shkruhet ky artikull Françek Vukaj lajmëron në redaksinë e “Botës shqiptare” se një kërcënim i ka mbërritur me postë edhe në adresën e Fabrizio Castellinit, drejtorit të “La Voce di Parma”. Një zarf i verdhë ku është shkruar me normograf adresa e tij, brenda një fletë e bardhë e shkruar në kompjuter me fjalët “La caccia é aperta!!!”. Dhe një fishek. Castellini thotë për “Bota shqiptare” se nuk ka asnjë dyshim që dikush është i interesuar që hetimi të mos thellohet. Nga ana e tij tani për tani ka denoncuar në polici kërcënimin.

A janë gjithë këta elementë të mjaftueshëm për vazhdimin e hetimeve? Për prokurorin, dhe për disa të tjerë, jo. Për Françesk Vukajn dhe për shumë nga ata që kërkojnë që drejtësia t’i shkojë deri në fund së vërtetës, çështja Bledar Vukaj nuk duhet të arkivohet.

Redaksia

Botuar në Bota Shqiptare 137 të vitit 2005 sipas materialeve të paraqitura në redaksi nga Françesk Vukaj

Luani me zemër engjëlli

Kërcënimet