Cuneo. Gruaja vetëvritet duke u hedhur nga kati i pestë, hetohet i shoqi - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Çifti rumuno-shqiptar ka katër fëmijë të vegjël

Një grua është hedhur nga kati i pestë ku banonte e ka gjetur menjëherë vdekjen. Ka ndodhur mbrëmjen e të martës, rreth orës 20:00, në Cuneo. Viktima quhej Alina Maria Pop, 28 vjeç nga Rumania, ishte e martuar me një shqiptar 37 vjeç, murator,  me të cilin kishte katër fëmijë, më i madhi 5 vjeç. I shoqi është nën hetim për nxitje të vetëvrasjes, një hap i detyrueshëm shpjegojnë nga prokuroria që dëshiron të zbardhë çfarë ka ndodhur.

Nga verifikimet e para ka dalë në dritë se çifti ka pasur grindje në të shkuarën, por sidoqoftë nga kontrolli i shtëpisë është parë se nuk kishte shenja zënieje, edhe pse burri e katër fëmijët ishin në shtëpi në çastin e fatkeqësisë. Edhe në ballkon, nga u hodh gruaja, kishte vetëm gjurmë të sajat e jo të të shoqit.