Grabitet me armë banka në qendër të Vlorës - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Policia: Grabitësit të maskuar si ushtarakë

Tiranë, 11 korrik 2016 - Një grabitje me armë ka ndodhur sot rreth orës 14 në qendër të Vlorës. Dy persona të armatosur kanë marrë dy thasë me para të bankës kombëtare tregtare.

Dy autorët me kapele dhe me armë në dorë fillimisht kanë neutralizuar rojen private që ndodhej jashtë ambienteve të bankës dhe më pas kanë hyrë brenda

Ku duket se kanë marrë dy thasë me para dhe janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Policia e Vlorës ka dhënë tashmë disa detaje të reja në lidhje me grabitjen e ndodhur në qendër të Vlorës.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur orën 13:56 minuta, kur 2 persona të paidentifikuar kanë vjedhur një Bankë të nivelit të dytë. Banka ndodhet pranë “Sheshit të Flamurit”.

Dyshohet se grabitësit mbanin të veshur rroba me kamuflazh dhe kapele me strehë. Ata kanë marrë nën kërcënimin e armëve, shumën e xhiros ditore, por ende nuk është e qartë sasia monetare e vjedhur.

Gjatë grabitjes nuk ka patur asnjë person të lënduar. Policia sapo ka marrë njoftimin ka

Gjithnjë sipas Policisë, janë ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së Bankës si dhe të disa bizneseve përreth vendit ku ndodhi grabitja dhe dhjetëra efektivë janë vënë në ndjekje të autorëve.