Chieti. Zbulohen tre evazorë fiskalë shqiptarë. Nuk kanë paguar mëse 5 milionë € taksa - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Paditen dy vëllezër e babai i tyre, sipërmarrës ndërtimi, që nuk kanë deklaruar asnjëherë të ardhurat shtetit

Romë, 11 maj 2012 – Guardi di Finanza ka zbuluar në San Salvo të Chietit tre ndërmarrje individuale, të panjohura nga zyrat e tatim taksave, që prej vitesh punonin në sektorin e ndërtimit. Janë ndërmarrjet e dy vëllezërve dhe të babit të tyre që ndërtojnë kapanone industriale. Edhe pse me nivel të lartë jetese falë punës që në vite nuk u ka munguar, asnjë prej tyre nuk ka paraqitur ndonjëherë deklaratë të ardhurash duke mos paguar kështu asnjëherë taksat mbi fitimet.

Sipas financierëve, i kanë fshehur shtetit mbi 12 milionë euro fitime duke mos i paguar kështu mbi 5 milionë euro taksa dhe IVA.

Tre evazorët, për të evituar që tatim taksat t’u sekuestronin pasuri të ndërmarrjeve apo personale, jetonin në shtëpi të marra me qira, ndërsa ndërmarrjet punonin me makineri të marra me qira.