Gjykata e Vlorës jep ‘burg pa afat’ për Altin Hoxhën, të arratisurin nga burgu i Romës - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Kapet në Vlorë më 29 mars, i arratisuri nga burgu Regina Coeli i Romës, Altin Hoxha (me emrin Ali Sinan Islamaj). Sot gjykata jep për të masën e sigurisë me burg pa afat

Tiranë, 31 mars 2012 – Pas 2 muajve e gjysmë kërkime, mëngjesin 29 marsit është arrestuar në një fshat të vogël të Vlorës, Altin Hoxha, i arratisur në janar nga burgu Regina Coeli i Romës. Sot, gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për të.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes skuadrës speciale të Romës dhe Interpol Tiranës. I kërkuar me emrin Altin Hoxha, me të cilin e njihte drejtësia italiane, u arrestua me emrin Ali Sinan Islamaj, i lindur në fshatin Drashovicë të Rrethit Vlorë (që me sa duket është edhe emri i vërtetë i tij.

Shqiptari person me rrezikshëmri të lartë në Itali, për shkak të egërsisë dhe ftohtësisë me të cilën kryente vjedhjet në Itali, njihej si ‘burri me sytë e kullt’ për shkak të ngjyrës së syve. Në ngarkim të 29-vjecarit, Gjykata e Penale e Romës kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë të arrestuar nga policia ka kryer më shumë se 50 grabitje me dhunë të vilave luksose në qytete të ndryshme të Italisë duke përdorur metoda të ashpra kundër pronarëve të tyre për të marrë sendet me vlerë si dhe veprat.

Pas arratisjes së tij nga burgu i Romës, ishte kthyer në makthin e forcave të rendit që e kanë akuzuar edhe për vrasje e vjedhje që kanë ndodhur së fundi në zonën e Perugias. Rasti më i bujshëm ai i vrasjes më 2 mars i Luca Rosit në Ramazzano, kur të gjithë, familjarë të viktimës, mediar dhe opinioni pu ishin “të bindur” që një prej të maskuarve që kishte kryer krimin ishte pikërisht Hoxha, deri në arrestimin e fajtorëve të vërtetë, tre rumunë.