Kapet në Vlorë Myrtaj, i arratisuri nga burgu i Vogheras një vit më parë - Shqiptari i Italisë

Kronikë
I kërkuar që më 17 mars 2011, ditën kur u arratis nga burgu i Vogheras, është kapur sot në Vlorë Leonard Myrtaj, 34 vjeç. Gjykata e Firences e kishte dënuar me 16 vjet e 11 muaj burg për disa vepra penale

Tiranë, 25 prill 2012 - Një operacion i policisë së Vlorës, i koduar “I arratisuri”, ka vënë në pranga një person të kërkuar nga drejtësia italiane.

Leonard Myrtaj, 34 vjeç, banues në fshatin Trevllazër të Vlorës ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences e kishte dënuar me 16 vjet e 11 muaj burg për pengmarrje, ushtrim dhune kundër personave të tjerë, mbajtje dhe shpërndarje lëndësh narkotike, vjedhje, përdorim i dokumenteve të falsifikuara dhe hyrje e paligjshme në territorin italian.

Në 11 prill 2003 në Firenze, në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur një automjet duke dhunuar pronarin e tij dhe gjatë periudhës 17 dhe 18 janar 2008 në bashkëpunim me dy të tjerë ka marrë peng një biznesmen italian të cilin e ka keqtrajtuar dhe kërcënuar dhe më pas e ka lënë të lirë pasi ka marrë shumën prej 12 mijë euro nga familjarët e tij.

Më 17 mars 2011, ndërsa  vuante regjimin e ashtuquajtur të sigurisë së lartë në burgun e Vogheras, Myrtaj dhe dy shqiptarë të tjerë (Dritan Rexhepaj, 32 vjeç dhe Ylli Ndoi, 35 vjeç), kanë arritur të arratisen nga burgu i Voghera-s duke sharruar hekurat e dritares së qelisë. Më pas kanë vjedhur një makinë dhe janë zhdukur pa lënë gjurmë. Në janar të këtij viti u kap në Shqipëri dhe u ekstradua në Itali, Ylli Ndoi, banues në Laç,

Lexo edhe: Tre shqiptarë arratisen nga burgu i Voghera-s