Genova. Hajdutë me karrocë dore - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Vjedhin në një shtëpi dhe “ia mbathin” me lavatriçen në një karrocë dore

Romë, 23 prill 2012 -  Nuk kuptohet se sa larg mendonin të shkonin dy hajdutët që si mjet për t'u larguar me mallin e vjedhur përdorën një karrocë dore.

Dy shqiptarë, 24 dhe 36 vjeçarë kanë hyrë në një apartament të rrugës Ginestrato të Genovas, kanë vjedhur një lavatriçe e kanë ngarkuar në një karrocë dore dhe “ia kanë mbathur”. I zoti i shtëpisë është kthyer pak çaste pas vjedhjes dhe i ka parë teksa largoheshin “me shpejtësi” drejt rrugës Pinetti. Menjëherë i ka telefonuar policisë që ka nisur në vendngjarje dy makina. Kanë qenë të panevojshme pasi për dy hajdutët që largoheshin me karrocën e dorës u ka mjaftuar një vrap e i kanë arrestuar.