Lamtumira e fundit Petrit Nikollit që u vra për të mbrojtur mbesën - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Varrimi në 15:00 në varrezat e komunës Viserbella të Riminit. “Rompi il Silenzio” organizon mbledhje parash për t’ia dhënë gruas shtatzënë e tre fëmijëve të vegjël që 42vjeçari lë pas
Nga Aleks Vulaj, Legnano

Petrit NikolliRomë, 8 qershor 2016 - Kete radhe kronika na çon ne provincen e Riminit ku sot pasdite, ne oren 15.00 tek varrezat e komunes Viserbella të Riminit do t'i jepet lamtumira e fundit 42 vjeçarit Petrit Nikolli që u vra nga krushqit pse guxoi të mbronte mbesën e tij nga dhuna e të shoqit.

Para pak ditesh ishim atje per t’u bere vizite familjarëve siç e kemi tradite te bukur ne shqiptaret, per te nderuar dhe respektuar nje shok, nje bashkefshatar per te cilin tashme flitet vetem mire per te si ketu ku ka jetuar si ne Shenkoll te Lezhes ku eshte vendlindja dhe ku banojne akoma: babai Gjoni, nena Prenda si dhe vëllai i madh Lazri, i ati i Ambres te cilen xhaxhai e brojti deri me jeten e tij.

Ndersa po bisedonim me vëllain tjeter të Petritit, Bardhokun qe jeton me vite ne Rome, na tregonte se si autoritetet dhe banorët e zonës “kur prezantohemi si familjare te Petritit na shprehin nje mirënjohje dhe respekt te thelle qe na e deshmojne edhe me gatishmerinë për çdo gje drejt nesh”.

Hidrauliku 42vjeçar, mesa duket, ka lene vetem përshtypje te mire këtyre anëve ashtu edhe ne vendin ku ka lere, kete gje e deshmojne edhe mesazhet dhe vizitat e shumta ne te dy vendet.

Shoqata italiane kunder dhunes ndaj grave "Thyeje heshtjen" (Rompi il silenzio) ka organizuar nje manifesitm dhe ndihme ekonomike ne mbeshtetje te familjes Nikolli.

"Do ta kujtojmë - shkruajne mediat lokale - sepse ka sakrifikuar jeten e tij per te shpetuar nje tjeter, atë të një vajze, mbesës së tij Ambra". E meqë Petriti lë gruan me tre fëmijë të vegjël në pritje të një të katërti, “Rompi il silenzio” vë në dispozicion llogarinë bankare (UNICREDIT - IBAN: IT 58 L 020082420200010134171 - Causale ‘Petrit Nikolli’) për të mbledhur para për familjen e tij.

Bardhoku, vellai i Petritit, na tregon se babai i tyre e mbante si shembull familjar djalin e "vogel" si per dashurine dhe kujdesin qe kishte per te gjithe familjarët ashtu edhe për kujdesin e veçantëqë tregonte duke moslejuar t’i mungonte gje familjes ne Shqiperi. “Femijet e vellait te madh Lazrit, Ambren dhe Antonin i donte pa mase qe kur ishin te vegjel” tregon Rita e shoqja e Lazrit. “Kur erdha nuse, - vazhdon Rita - isha pa vella sepse kishte vdekur ne ushtri Eduardi. Te Petriti gjeta vellain tim sepse të tillë ishin respekti dhe dashuria qe na lidhte me njeri – tjetrin”.

I dashur Petrit ndersa vazhdoj duke u lutur per shpirtin tend, nuk mund te qendroja indiferent pa te dhene lamtumiren e fundit dhe mendoj te gjithe ata qe te kane njohur duan te pershendesin: R.I.P. Petrit Nikolli.