Lindje rrufe për 21-vjeçaren shqiptare në Sassuolo - Shqiptari i Italisë

Kronikë
I plasin ujërat në ashensor të spitalit dhe sjell në jetë një djalë në sallën e lindjes sapo mbërrin aty

Romë 27 shkurt 2012 – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin e Sassuolos në provincën e Modenas. Një 21-vjeçare shqiptare ka lindur shumë shpejt fëmijën e saj të parë.

Ka mbërritur në spital e shoqëruar nga i shoqi rreth orës 9 të mëngjesit e sapo ka hipur në ashensor i kanë plasur ujërat dhe ka nisur fazën e lindjes. E kanë çuar me barrelë në sallën e lindjes e në pak minuta ka sjellë në jetë fëmijën, një djalë 3,370 kg. Nënë e bir gëzojnë shëndet shumë të mirë, sigurojnë në spital.