Lirohet 18-vjeçarja e mbajtur peng për tri javë, arrestohen dy shqiptarë - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Nuk janë të qarta arsyet e rrëmbimit

Romë, 19 tetor 2016 – Një vajzë rumune 18 vjeçe është mbajtur peng për tri javë në një shtëpi të vjetër në Mugello të provincës së Firences. Mëngjesin e sotëm është liruar falë një ndërhyrjeje të karabinierëve që kanë arrestuar një shqiptar të gjetur në shtëpi pashkë me 18-vjeçaren.

Shqiptari akuzohet për rrëmbimin e vajzës por edhe për tentativë vrasjeje të një 29-vjeçari (edhe ky shqiptar) të therur me thikë më 23 shtator në zonën Novoli të Firences. Për tentativën e vrasjes është ndaluar edhe një tjetër shqiptar.

Hetuesit akoma nuk dinë të thonë motivet që kanë shtyrë dy shqiptarët të mbajnë peng 18-vjeçaren. Dyshohet se ajo mund të ketë parë ndonjë gjë që nuk duhej të shihte e përkëtë arsye ishte sekuestruar, ose që dy shqiptarët shpresonin të merrnin ndonjë para familja për lënien e saj të lirë, para që mund t’u nevojiteshin për t’u larguar nga Italia.