Mbi 500 kg marijuanë e braktisur në bregdetin e Lecces - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Karabinierët e financierët kanë gjetur mëngjesin e të dielës 535 kg marijuana të braktisur buzë detit në Gagliano del Capo në provincën e Lecces. Sipas karabinierëve mund të jetë sjellë nga Shqipëria

Romë, 22 prill 2012 – Mbi 500 kg marijuanë në çanta të mëdha e pako janë zbuluar mëngjesin e të dielës në Gagliano del Capo. Fillimisht kanë qenë karabinierët që kanë gjetur 335 kg të fshehur e më pas, pak më tej, efektivët e Guardia di Finanza kanë gjetur 200 kg të tjerë, pranë një gomoneje të fuqishme.

Sipas karabinierëve, droga duhet të jetë sjellë nga brigjet shqiptare. Ata janw tw mendimit që ngarkesa është sjellë deri nga bregun shkëmbor nga trafikantët që e kanë fshehur në një vend të paracaktuar në marrëveshje me një organizatë  lokale që do ta tërhiqte në një moment të dytë.