Më lehtë futen maunet kontrabandë, se sa ndihmat - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Roma qan, por as Kartagjena nuk qesh: Hallet e bregut shqiptar. Mallrat kalben edhe në portin e Durrësit

Tiranë, 1 shtator 1999 - Ditet e fundit numri i mjeteve te mëdha te transportit me dokumente te parregullta, qe prezupozon nje ngarkese trefish me te madhe se ajo e deklaruar dhe e çdoganuar (pa përmendur kontrabanden e vërtetë) ka arritur ne 80. Kjo shifër deklarohet nga komandot, te cilat veprojnë te vendosur ne postoblloqe ne rrugën e portit per te shmangur abuzimet.  Ndërkohë per mungese mjetesh transporti, prej tre muajsh Rezervat e Shtetit nuk po terheqin 150 konteniere, te cilet permbajne ushqime dhe veshmbathje, dhurate e qeverise Italiane përmes Misionit "Ylberi". Pala shqiptare pret ndoshta qe permbajtja e konteniereve te arrije afatin e skadences (sipas italianeve ato janë ende ne gjendje te mire) ose qe dhuruesit e ushqimeve dhe veshmbathjeve te sjellin kamionet per t'i shperndare, gje qe ata e paten "harruar" kur bashke me ndihmat sollen edhe vinca e mjete te tjera te renda per te bere te mundur shkarkimin dhe njekohesisht ringarkimin e tyre pa besuar se ato do te ngeleshin ne port. 

Destinacion i ketyre ndihmave ishin te ardhurit nga Kosova, dhe "burgosja" e tyre ne port nisi ne qershor, me firmosjen e armepushimit dhe largimin e kosovareve nga Shqipëria. Ne gusht, qeveria italiane vendosi qe ato t'i bëheshin dhurate qeverise shqiptare, e cila ngarkon rezervat e shtetit si pale observuese. Perfaqesuesit e kesaj te fundit gjate muajit gusht kane zhvendosur vetem 20 konteniere, ndoshta duke menduar se shqiptaret nuk kane nevoje, ose duke iu permbajtur "parimeve" te viteve te shkuara kur propogandohej me te madhe mosshtrirja e dores. Fundja ç’rëndësi ka: per moskokëçarje apo "parime" me te varfrit e shqiptareve privohen nga te pasurit dikur nje ndihme nga shteti (qofte edhe ai italian). 

Ditet e fundit italianet menduan se nuk paska qene e mjaftueshme vetem sjellja e ndihmave;pasi shqiptaret nuk po interesohen, sikur te mos kene te bejne fare me kete ceshtje, pruresit e konteniereve duhet te marrin persiper edhe transportin e tyre per ne destinacion, pavaresisht se ende nuk eshte vendosur ku do te shkojne. 

Nje nga italianet e riardhur ne port thote se nje tjeter justifikim i pales shqiptare per mosterheqjen e kutive te medha metalike me ushqime dhe veshmbathje është se ato jane te pavulosura. Veç te tjerave pala shqiptare nuk ka marre parasysh (ose nuk e ka dëgjuar fare) propozimin e bashkive dhe komunave te ndryshme, qe kane kerkuar te marrin ne ngarkim ndihmat qe ne port duke marre përsipër njëkohësisht transportin dhe shperndarjen e tyre tek familjet qe jetojnë me ndihma ekonomike. Madje edhe këto të fundit ndoshta do te mund te kishin bërë një zgjidhje me te shpejte për të mos i lënë ato ushqime te kenë fatin e pjeshkëve, ngarkese e 20 mauneve te ardhura nga Greqia. 

Pasi shoferet e mauneve u enden rrugëve te Shqipërisë për gjashte dite, dhe paguan parkingun 1000 leke te reja gjashte net, ngarkesa kishte marre tashme pamjen e mbeturinave dhe sigurisht nuk mund te quhej me një ndihme, por patjeter jo për faj te grekëve.  Për t'iu rikthyer Durrësit, italianët e rivendosur aty ende nuk kane mundur te bëjnë zhvendosjen e mallit, duke treguar padurim dhe duke bere cudi me burukracite, por ndoshta edhe duke menduar se është me mire te merren me transportin e ndihmave sesa dikur, jo shume larg, pala shqiptare t'iu kërkojë zbrazjen e sheshit te portit nga 150 konteniera me plehra (Atëherë as komunat dhe bashkite nuk do te interesohen me).

Edlira Kodheli, Botuar në Bota Shqiptare nr. 4 – 11 shtator 1999