Ndjekje në Kanalin e Otrantos. Ndalohet skafisti shqiptar e sekuestrohen dy motorë uji - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Kërkohet një person i dytë. Video e ndjekjes

Romë, 1 shtator 2016 – Sërish natë plot lëvizje ajo që sapo kaloi në Kanalin e Otrantos. Motovedetat e Grupit ajror e detar të Barit e Tarantos të Guardia di Finanza kanë pikasur dy motorë uji të fuqishëm përballë brigjeve të San Foca-s. Ajo çka ngjalli dyshim te financierët ishte largësia nga bregu, disi e madhe për dy mjete të tilla lundrimi. Ndaj vendosën t’u afroheshin për një kontroll të imtësishëm, por motorët e ujit rritën shpejtësinë me të kuptuar që po ndiqeshin.

Nuk u desh shumë e motovedeta e financierëve arriti të ndalonte në det një prej motorëve nërsa tjetri i pikas i braktisur në breg në territorin e Melendugno-s të provincës së Lecce-s. Skafisti që u kap është një i ri shqiptar, S.K. 19 vjeç.

Në dy motorët e ujit nuk u gjet asgjë, por, nga përvoja, financierët janë të mendimit se të ndihmuar nga errësira, skafistët mund të kenë hedhur në det pa u vënë re ngarkesën e tyre.