Nga Lecce në Fier për të vjedhur. Policia shqiptare arreston dy italianë - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Në Shqipëri, jo për turizëm por për të vjedhur. Policia shqiptare u sekuestron celularë, dokumente, shuma parash dhe xhevahire

Tiranë, 8 shkurt 2012 – Akuzohen për vjedhjen e dy argjendarive dhe për zhvatjen e një mijë eurove një qytetari. Për këto arsye janë arrestuar në Fier Giuseppe Margiotta, 33 vjeç, dhe Franco Gallucci, 31, menjëherë pas vjedhjes së fundit që kanë kryer dje në Fier.

Dy italianët akuzohen për vjedhjen e një argjendarie më 17 janar, për vjedhjen e rreth njëmijë eurove një qytetari dhe së fundi për vjedhjen e djeshme në dëm të një tjetër argjendarie. Margiottas dhe Galluccit policia shqiptare u ka sekuestruar nëntë celularë, dokumente, shuma të mëdha parash dhe xhevahire.

Nga verifikimet e bëra në bashkëpunim nga policia shqiptare e ajo italiane, ka rezultuar se Gallucci ishte i njohur për vepra penale edhe në Itali e për këtë arsye duket se ka përdorur dokumente të rreme për të shkuar herë pas here në vendin tonë.