Operacion antidrogë italo-shqiptar. Arrestohen 3 vetë në Shqipëri - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Policia shqiptare dhe karabinierët në një aksion të përbashkët kanë arrestuar në Shqipëri 3 persona që duhet të vuajnë dënimin në Itali

Tiranë, 7 mars 2012 - Përfundon në Shqipëri me arrestimin e tre personave operacioni i madh antidrogë i Karabinierëve të Bolzanos në bashkëpunim me policinë shqiptare, i koduar "Babele", falë të cilit në korrik të vitit 2004 ishin lëshuar 19 urdhër-arreste në korrik të 2004, si dhe kishte sekuestruar  6 kg heroinë dhe 800 gramë kokainë.

Në Shqipëri janë arrestuar Sami Osmani 59 vjeç, Naxhije Osmani 54 vjeçe dhe Enkeleida Tonuzi 33 vjeçe të dënuar në Itali në mungesë secili me 5 vjet e 8 muaj heqje lirie për trafikim droge, dënim i konfirmuar edhe nga sentenca e Kasacionit.

Hetimi kishte nisur që në vitin 2002 me arrestimin e disa të huajve në Merano. Nga përgjimet telefonike dhe ambientale forcat e rendit zbuluan sasi të mëdha droge të trafikuara në Bressanone dhe në disa qytete  të Lombardisë, Toskanës, Ligurias dhe Venetos. Krerët e organizatës kriminale mbanin lidhje me trafikantë të drogës në Shqipëri, Gjermani dhe Holandë.