Pension social në Itali por jeton në Shqipëri? Ja ç’mund të të ndodhë - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Burg, gjobë e kërkesë nga INPS për të kthyer mbrapsht shumat e marra padrejtësisht

Romë, 10 mars 2016 - Ndër lajmet e kronikës, ditët e fundit ishte edhe ai i dënimit nga gjykata e Cuneos e një argjentinasi sepse merrte pension social në Itali por ishte kthyer të jetonte në Argjentinë. Në pesë vjet kishte marrë 25 mijë euro dhe në 2013 Guardia di Finanza zbuloi që prej majit 2009 ishte kthyer të jetonte në atdhe por vazhdonte të merrte pensionin social në Itali, rreth 450 euro në muaj. Asokohe e paditën për përfitim të paligjshëm të çekut social e pak ditë më parë përfundoi gjyqi. Argjentinasi dënua me 4 muaj burg dhe 2.600 euro gjobë.

Nga ana tjetër, në gjyq ishte paraqitur si palë civile edhe INPS që kërkon të rikuperojë shumën që argjentinasi ka marrë padrejtësisht por vështirë se do t’ia arrijë, pasi në të tilla raste askush nuk mban në emër të tij prona të konsiderueshme. Avokati i INPS-it thotë se instituti ka të drejtë t’ia kërkojë mbrapsht 25 mijë eurot pasi ishte e pamundur që ato të ishin marrë në mirëbesim, apo e thënë ndryshe që argjentinasi nuk kishte nga ta dinte: “Në formularin e aplikimit për çekun social është shkruar që INPS duhet lajmëruar brenda 30 ditëve në rast të ndërrimit të vendbanimit”.

Edhe pse këtë radhë lajmi mbi marrjen padrejtësisht të çekut social nuk ka për protagonist një të moshuar shqiptar, e japim për të treguar se çfarë rrezikojnë ata që e marrin apo e kanë marrë atë padrejtësisht. Sepse me siguri ka nga ata që i kanë akoma çështjet gjyqësore të hapura (lajmet e kronikave të fundit, kanë dhënë me dhjetëra raste shqiptarësh që jetonin në Shqipëri e mërrnin pension social në Itali, madje në një rast gruaja kish vdekur e i shoqi dhe i biri vazhdonin ta merrnin pensionin social. Hidhini një sy lajmeve të poshtërenditur). E mund të ketë akoma pleq nevojtarë “të mençur” që veprojnë njësoj sot, mes atyre 9.573 shqiptarëve që përfitojnë çekun social në Itali, nga 24.322 të huaj gjithsej (këtë thonë të dhënat zyrtare më të fundit të INPS-it që i referohen vitit 2014).

Lexo edhe:
E vdekur prej tetë muajsh, vazhdon “të marrë” pensionin social
Ancona. 94 të moshuar paditen për përfitimin padrejtësisht të pensionit social

Merrnin çekun social por jetonin në atdhe. Paditen për vjedhje me mashtrim 325 të moshuar të huaj
Brindisi. Merrnin padrejtësisht pensionin social. Paditen 33 të moshuar shqiptarë
Matelica. Merrte padrejtësisht çekun social, paditet i moshuari dhe i biri 
Nuk do të kem pension nga puna, a mund të kërkoj çekun social?
Frosinone. Paditen katër të huaj pse merrnin padrejtësisht çekun social 

Ariano Irpino. Një tjetër i moshuar shqiptar paditet pse e merr padrejtësisht çekun social
Savona. Merrnin padrejtësisht pensionin social, paditen 19 të huaj 
Albenga. Paditet nga financierët pse tërheq pensionin e prindërve të kthyer prej vitesh në atdhe 
Macerata. Merrnin padrejtësisht pensionin social, denoncohen 14 shqiptarë 
Paditen 25 emigrantë. I kanë vjedhur INPS-it 200 mijë euro me pensione
Terni. Marrin pension social pa pasur të drejtë, paditen 15 vetë 
Fabriano Marrin padrejtësisht pensionin social. Probleme për 15 të huaj 
Terni. Merrnin çekun social, por jetonin në atdhe 
Merrnin pension padrejtësisht. Paditen 26 shqiptarë rezidentë në Pistoia 
Merrnin çekun social pa qenë në Itali. Probleme për 53 të moshuar në Bra të Cuneos
Modena. Merrnin pensionin social pa pasur të drejtë. Telashe për 23 pleq të huaj
Rreth 8 mijë shqiptarë marrin pension në Itali 

Pensioni social në Shqipëri