Përmbyset kamioni, humb jetën 34-vjeçari Moris Gjezi - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Ishte duke punuar, transportonte rreth 20 tonelata mbetje urbane nga San Giovanni në impiantin Hera të Ravennas

Romë, 1 shkurt 2017 – Moris Gjezi, 34 vjeç, ka humbur jetën të martën (31 janar) në mëngjes në një aksident rrugor në Borgo Maggiorev të republikës së San Marinos. Shqiptari jetonte prej vitesh në Murata (San Marino) dhe punonte si shofer për Beccari srl, një ndërmarrje që merret me trajtimin e mbetjeve urbane.

Mëngjesin e djeshëm, Gjezi sapo kishte dalë nga qendra e grumbullimit të mbetjeve në San Giovanni (San Marino) e po shkonte drejt impiantit Hera të Ravennas me një ngarkesë bë kamion prej rreth 20 tonelatash. Në një kthesë të fortë në zbritje, kamioni është përmbysur në anën e majtë dhe kabina është shtypur. Për Moris Gjezin që e ngiste nuk aksidenti ishte fatal: lëndimet e pësuara ia morën jetën ën vend dhe ekipi i ndihmës së shpejtë nuk bëi tjetër veçse konstatoi vdekjen.

Rruga u bllokua për 6-7 orë për të mundësuar heqjen e plehrave të derdhura në rrugë dhe punën e hetuesve për zbardhjen e aksidentit.