Përpiqen të kalojnë kufirin me 155mijë €. Ndalohen 11 shqiptarë e kosovarë - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Shuma maksimale që mund të merret me vete pa deklaruar gjë në doganë është deri në dhjetë mijë euro.

Romë, 10 gusht 2017 - Mediat lokale të Barit sjellin sot lajmin e ndalimit në doganën e portit të Barit të 11 vetëve që po kalonin kufirin duke pasur me vete gjithsej 154.630 euro.

Tetë shqiptarë e dy kosovarë janë ndaluar me akuzën e eksportimit të paligjshëm të parave, ndërsa një shqiptar, i sapombërritur me traget, u ndalua me akuzën e importimit të paligjshëm të parave.

Që të gjithë shkelësit e zbuluar, u lanë të lirë pasi pranuan të paguajnë menjëherë gjobën në proporcion me sasinë e të hollave mbi dhjetë mijë eurot e lejuara që lejohen me ligj.

Lexo edhe: Me ç’shumë parash mund të kalosh kufirin italian?