Pistoia. Zhduket 16-vjeçarja shqiptare - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Lajmin e jep Chi l’ha visto

Romë, 30 shtator 2016 – Prej të hënës, 26 shtator,  familja ka humbur çdo kontakt me Polina Metanin, vajza 16-vjeçare e një çifti shqiptar në Quarrata të Pistoias. Lajmin e zhdukjes së vajzës e ka dhënë emisioni televiziv i RAI3, Chi l’ha visto?

Polina është 1,60 m e gjatë me flokë e sy ngjyrë gështenjë. Ditën e fundit që ka dalë nga shtëpia kishte veshur pantallona jeaans, fanellë të bardhë me stampë të kuqe, xhup blu dhe mbante një çantë shpine ngjyrë rozë.