Sardenjë, arrestohet 38-vjeçarja për favorizim e shfrytëzim prostitucioni - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Arjeta Kabili është dënuar me 3 vjet e 11 muaj burg për  favorizim dhe të shfrytëzim të prostitucionit

Romë 24 janar 2012 – Karabinierët e Olbias kanë arrestuar dje pasdite Arjeta Kabilin, 38 vjeç, rezidente prej vitesh në qytetin sard, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Tempio Pausanias. Gruaja është dënuar me 3 vjet e 11 muaj heqje lirie për favorizim dhe shfrytëzim të prostitucionit.

Faktet për të cilat gruaja është dënuar janë të viteve 2004 e 2005 kur, sipas hetimeve, pjesëtare e një organizate kriminale, të përbërë nga shqiptarë, rumunë e italianë, detyronte gra të Europës lindore, të prostituoheshin kryesisht rrugëve të Costa Smeraldas dhe të Versilias, gjatë stinës së verës.