Shkonin ilegalisht në Angli, dy të rinj digjen të gjallë në kamion - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Sipas mediave shqiptare janë Erinda Kaçorri dhe Rexhë Myzyraj, 22 vjeç, që po shoqëronte vajzën te i fejuari që jeton në Angli

Tiranë, 21 nëntor 2014 – Dy të rinj janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit që shpërtheu në rimorkion e një kamioni ku ata ishin fshehur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së të mërkurës në Dunkirk të Francës, ndërsa pritej që automjeti të imbarkohej në traget për në Angli.

Aipas mediave shqiptare është fjala për Erinda Kaçorrin nga Rrësheni që ishte nisur ilegalisht për të shkuar pranë të fejuarit që jeton në Angli. viktima tjetër – gjithnjë sipas medive shqiptare, - është djali i dajës e të fejuarit të saj, Rexh Myzyraj nga Kukësi, që po e ndihmonte për të mbërritur në destinacionin e tyre në Angli. Duket se ka qenë pikërisht i fejuar në Angli ai që ka lajmëruar familjen e vajzës mbi tragjedinë, edhe pse organet e drejtësisë së Francës akoma nuk kanë mundur të identifikojnë trupat e gjetur.

Nga sa bëhet e ditur nga mediat franceze e angleze, zjarri mund të ketë rënë për shkak të një bishti cigareje të hedhur pa kujdes e që i ka vënë flakën menjëherë rulave të shkumës së detit, material lehtësisht i djegshëm, që transportonte kamioni. Trupat e viktimave janë gjetur krejtësisht të karbonizuar e nga pozicioni ku janë gjetur duket se ata janë përpjekur të dalin nga kamioni në momentin kur ka rënë zjarri. Kamioni drejtohej nga një shtetas polak dhe ishte nisur nga Polonia, dhe u përfshi nga flakët në terminalin e trageteve pranë Dunkirk, vetëm pak minuta para se të imbarkohej për në traget. Drejtuesi i automjetit i daluar nga policia franceze ka pohuar se nuk ishte në dijeni se në pjesën e pasme të mjetit që drejtonte kishte emigrantë.

Incidenti nxjerr edhe njëherë në dritë rreziqet me të cilat përballen emigrantët që kalojnë ilegalisht me kamionë  drejt Britanisë së Madhe.

Ja ç'ka mbetur nga kamioni që ka shpërthyer në flakë: