Perugia. Gjendet i vdekur në dhomën e tij një student shqiptar - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Studenti, 26 vjeç, nuk ka asnjë shenjë dhune në trup

Romë, 21 mars 2012 – Një student shqiptar në Perugia është gjetur i vdekur sot rreth orës 10 në dhomën e konviktit të Adisu-t në rrugën Faina. Sipas policisë, agjentët e të cilës kanë shkuar në vendngjarje të thirrur nga punonjësit e konviktit, në trupin e djalit nuk vërehen shenja dhune dhe në dhomë nuk dallohet asnjë gjurmë grindjeje. Gjithnjë sipas forcave të rendit, shkak për vdekjen mund të jetë edhe ndonjë overdozë e mundshme lëndësh narkotike gjë që do të verifikohet nga autopsia.

“Vdekja e një të riu është dramë, absurditet. Por konvikti i rrugës Faina është më i sigurti nga pikëpamja e sigurisë së brendshme – thotë për agjencinë Ansa presidenti i Adisu-t Maurizio Oliviero, që kundërshton kështu mundësinë e shpërndarjes së drogës në brendësi të strukturës – në 14 konviktet tona ku jetojnë rreth 5 mijë të rinj ka kontrolle me telecamera dhe portierë 24 orë në ditë. Natyrisht, nuk mund të themi asgjë për atë çka bëjnë të rinjtë jashtë”.