Viterbo. Asllan Agaj, vrasësi i 31-vjeçares, ka vrarë një tjetër grua vite më parë - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Agaj ka bërë 9 vjet burg për vrasjen me kazmë të bashkëshortes në vitin 2001

Romë, 13 nëntor 2014 – Asllan Agaj, 53-vjeçari që të martën pasdite (11 nëntor) vrau me thikë të dashurën e tij 31 vjeç, mësohet se nuk e ka këtë vrasjen e parë. Rreth 13 vjet më parë ka masakruar për vdekje me kazmë të shoqen me të cilën jetonte në Cave të Romës.

Atëherë motivi i vrasjes ishte xhelozia dhe çifti, i martuar prej 20 vjetësh, kish hyrë në krizë e zëniet ishin thuajse të përditshme. E gjatë njërës prej këtyre zënieve, Agaj ka marrë kazmën dhe ka qëlluar për vdekje të shoqen. Edhe atëherë, pas vrasjes thirri forcat e rendit e për atë krim gjykata e Tivolit e dënoi në vitin 2003 me 16 vjet burg, që në apel u reduktuan në 14 vjet. Në vitin 2012, pasi bëri 9 vjet pas hekurave Agaj u lirua.

Lexo edhe: Viterbo. Vdes e therur nga bashkëjetuesi një 31-vjeçare