Vjedhin bakër e vënë në rrezik furnizimin me ujë të pijshëm të Romës. 4 arrestime - Shqiptari i Italisë

Kronikë
4 shqiptarë kanë hyrë në impiantin e shpërndarjes së ujit të pijshëm në Romë e kanë vjedhur bakrin. Vetëm futja në punë e sistemit të emergjencës siguroi ujin e pijshëm në kryeqytet

Romë, 2 prill 2016 – Katër shqiptarë janë arrestuar e për ta është vendosur menjëherë masa e arrestit në burg për vjedhjen gjatë natës duke gdhirë 1 prilli të 3240 kg bakër në impiantin e pastrimit dhe shpërndarjes së ujit të pijshsëm në Romë.

Vetëm futja në punë e sistemit të emërgjencës ka shmangur që kryeqyteti të kalonte një ditë të zezë pa ujë të pijshëm.

Katër shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë shpartallluar portën e hekurt të strukturës “Acqua Vergine” dhe me tre makina kamë vjedhur thuajse të gjithë bakrin, rreth 2 km fill (me vlerë 50 mijë euro) të përdorur për të lidhur me njëra tjetrën shtyllat elektrike që furnizojnë me energji impiantin e pastrimit të ujit duke e nxjerrë atë jashtë përdorimi.

Për fat të mirë struktura ka një sistem emergjence që vihet në funksionim kur del nga përdorimi kryesori e në këtë mënyrë Roma i shpëtoi një dite të zezë siç mund të jetë ajo pa ujë të pijshëm.

Karabinierët që janë vënë në gjurmët e hajdutëve, pas një ndjekjeje të gjatë, i kanë kapur me mallin e vjedhur akoma në makina.

Më 1 prill ata dolën menjëherë para gjykatësit që konvalidoi ndalimin e tyre e lëshoi masën e arrestit në burg.