Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani, në prill më të shumtit se çdo kombësi tjetër - Shqiptari i Italisë

Shqipëri
Ministri i brendshëm gjerman: “As 10% e tyre përfitojnë strehim në Gjermani. Do të përshpejtojmë procedurat që kush nuk fiton të drejtën e qëndrimit të kthehet sa më shpejt mbrapsht”

Tiranë, 9 maj 2015 – Ka arritur një shifër rekord numri i shqiptarëve që kërkojnë strehim në Gjermani. Ministria e Brendshme ka njoftuar dje se numri më i lartë i azilkërkuesve gjatë muajit prill 2015 ka qenë ai i shqiptarëve: plot 4.794 vetë, apo 59% më shumë se në muajin mars. Kjo do të thotë se vetëm gjatë këtyre katër muajve të parë të këtij viti kanë kërkuar të qëndrojnë në Gjermani në këtë mënyrë 11.256 shqiptarë. Për më tepër, shira është rritur nga muaji në muaj e është që tani shumë më e lartë se ajo e vitit të shkuar kur gjatë të dymbëdhjetë muajve kishin kërkuar azil në Gjermani “vetëm” 7.856.

Sot pas një takimi të nivelit të lartë mes Federatës dhe Landeve gjermane, ku ishte e pranishme edhe vetë Angela Merkel, ministri i Brendsh­ëm Thomas de Maiziere ka ngritur shqetësimin se “n­ë kat­ër muajt e par­ë t­ë k­ëtij viti, gjysma e azilk­ërkuesve ka ardhur nga Ballkani Per­ëndimor - pra nga shtete q­ë ose konsiderohen "vendlindje t­ë sigurta", shkak p­ër t­ë cilin aplikuesit nuk kan­ë thuajse asnj­ë shans p­ër t­ë marr­ë azil, ose nga shtete si Shqip­ëria, shtetasit e s­ë cil­ës kan­ë nj­ë kuot­ë pranimi n­ën dhjet­ë p­ërqind”. Por “numri i azilkërkuesve nga ky rajon do të ulet – ka pohuar ministri duke shpjeguar se “procedurat e azilit do të bëhen më të shkurtra e më efikase. Refugjat­ët me m­ë pak shanse p­ër t­ë marr­ë azil do t­ë strehohen s­ë bashku, në mënyrë që nëse kërkesat e tyre hidhen poshtë të mund t­ë kthehen n­ë m­ënyr­ë m­ë t­ë koncentruar. Vet­ëm pak jav­ë do t­ë zgjas­ë derisa t­ë zbatohet vendimi i kthimit”.

Në takim u vendos që për përshpejtimin e shqyrtimi i praktikave të azilkërkuesve, të shtohet gradualisht personeli i Zyr­ës Federale p­ër Migrimin dhe Refugjat­ët me 2.000 persona.