Brukseli: Të jepen rezultatet e zgjedhjeve sa më shpejt - Shqiptari i Italisë

Shqipëri

Dhjetë ditë pas votimeve, zëdhënësja e komisarit të BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule, u bën thirrje institucioneve të përfundojnë e t’i rikthejnë procesit zgjedhor “frymën e konstruktive të ditës së votimeve”

Ambasadoret ndjekin numerimin e kutive te funditPas përleshjeve të sotme mes deputetëve të opozitës socialiste dhe policisë, BE që procesi i numërimit të votave i zgjedhjeve administrative të 8 majit “të bëhet sa më shpejt”, për të pasur një rezultat. E ka thënë sot në Bruksel Natasha Butler, zëdhënëse e komisarit të BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule.

“Bashkimi Europian – ka thënë Butler – i bën apel dhe inkurajon të gjitha palët e përfshira (parti politike, personat, institucionet dhe në veçanti komisionin zgjedhor të zgjedhjeve) të risjellin atmosferën konstruktive të ditës së zgjedhjeve dhe të respektojnë rregullat”. “Të gjitha hapat duhet të hidhen në brendësi të institucioneve dhe në respekt të ligjeve të vendit. Procesi i numërimit të votave duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Butler ka kujtuar gjithashtu që BE konsideron “kritere kyçe” për kandidaturën e Shqipërisë në BE kushtet e zhvillimit të zgjedhjeve sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare.

“Do të ndjekim situatën – konfirmoi Butler – nga afër: është e qartë që procesi zgjedhor po vazhdon akoma dhe vërejtjet eventuale do të bëhen në përfundim të tij”. (ANSA)