IFAD, konferencë në Shqipëri{br}Sigurimi i të drejtave mbi tokën për të varfrit - Shqiptari i Italisë

Shqipëri

Konferenca Ndërkombëtare: Sigurimi  të drejtës së tokës për të varfrit në kohë të Konkurrencës intensive të Burimeve Natyrore
Data: 24/05/2011 - 27/05/2011

Sigurimi i aksesit ndaj tokës për të varfrit në Kohët e konkurrencës intensive për Burimet Natyrore. Është kjo tema rreth te cilës po diskutohet në Konferenca Botërore të Koalicionit Ndërkombëtar për Tokën që po zhvillohet në Tirane nga 24 deri më 27 maj me përfaqësues nga e gjithë bota.

Koalicioni ndërkombëtar për tokën, që është pjesë e IFAD-it, Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor, përbëhet nga 81 organizata anëtare në mbi 40 vende, duke përfshirë agjencitë e OKB-së, organizma të tjerë ndërkombëtarë, shoqata të fermerëve dhe  instituteve kërkimore.

Shqipëria u zgjodh si vendi Konferencës botërore në shenjë njohjeje të sfidave dhe mundësive të ofruara nga konteksti lokal për sa i përket aksesit ndaj tokës. 

Konferenca synon të promovojë krijimin e një rrjeti global dhe shkëmbimin e ideve ndërmjet aktorëve të ndryshëm në sektorin e tokës; të ngrejë profilin e çështjeve e aksesit ndaj tokës dhe pronës në nivel global dhe të mbështesë proceset e politikave të tokës në Shqipëri duke angazhuar politikë-bërësit dhe shoqërinë civile në shkëmbimin e eksperiencës së përftuar me një sërë aktorësh ndërkombëtarë.
Dialogu mbi politikat e tokës dhe qeverisjen dhe lidhjen e tyre me çështje si siguria e ushqimit, pamjaftueshmëria e burimeve natyrore, ndryshimi i klimës e shumë të tjera janë vetëm disa nga temat e konferencës. Pjesëmarrësit kanë në program të do të vizitojnë komunitetet pyjore të Shqipërisë për të mësuar më shumë nga banorët lokalë, ndërkohë që një sërë panelesh do ofrojnë hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave  ndërkombëtare. Konferenca do të mbyllet me Asamblenë e Anëtarëve, organi më i lartë qeverisës i Koalicionit.