Kombëtarja triumfon në Lion, shpërthen festa në Tiranë - Shqiptari i Italisë

Shqipëri
Fotoreporteri i ATSh-së Agim Dobi sjell momente të bukura nga festimet e mijëra qytetarëve në kryeqytet

Tiranë, 20 qershor 2016 - Pas fitores së Shqipërisë ndaj Rumanisë, tifozë të shumtë kanë dalë të festojnë në rrugët e Tiranës.

Mes brohoritjeve, qytetarët po festojnë fitoren e parë të Shqipërisë në një kompeticion kaq të rëndësishëm, siç është kampionati evropian.

Pas fërshëllimës së fundit nga arbitri, të gjithë tifozët ngritën në këmbë duke brohoritur dhe për të vazhduar me festën e nisur që në orët e pasdites. Kjo ishte një përballje që bëri të ndihet krenar çdo shqiptar.

Emocionet e kësaj fitoreje janë të jashtëzakonshme dhe vështirë të përshkuhen. Fotoreporteri i ATSh-së Agim Dobi sjell momentet më të veçanta nga festimet e mijëra qytetarëve në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

Tifozët ishin grumbulluar që në orët e pasdites, pavarësisht se ndeshja fillonte në orën 21:00. Interesimi i jashtëzakonshëm tregon për besimin dhe pritshmëritë e mëdha të tifozëve kuqezinj për një rezultat pozitiv, i cili u arrit me golin e Armando Sadikut në minutën e 44-t të pjesës së parë.

Rezultat i cili nuk ndryshoi deri në minutën e 90’+5 shtesë të takimit, duke i dhënë kuqezinjve një fitore historike në “Euro 2016”.