Kosovë: Pacolli emërohet zëvendës kryeministër - Shqiptari i Italisë

Shqipëri

Behgjet Pacolli, sipërmarrësi kosovar, që ishte president i Kosovës për 35 ditë, është emëruar sot zv/kryeministër i Parë i Qeverisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi.

Një komunikatë zyrtare nga qeveria bënë të ditur se Behgjet Pacolli do të jetë i ngarkuar për marrëdhënie ndërkombëtare për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës, si dhe për të sjellë investime të huaja në Republikën e Kosovës. Ai do të ketë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për zv/kryeministrin e Parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Dje Kuvendi i Kosovës zgjodhi presidenten e re të shtetit, Atifete Jahjagën, 36 vjeçare nga Gjakova, zëvendësdrejtore e përgjithshme e Policisë së Kosovës.